ITALI- Duket se formimi i qeverisë të re italiane do të jetë më e vështirë nga sa mund ta kishte menduar kryeministri i ardhshëm Matteo Renzi. Kjo pasi gjatë ditës së martë kanë ardhur dhe refuzimet e para të partive të ndryshme politike dhe të personave të cilët Renzi kishte përzgjedhur për të marrë detyrën e ministrit.
I pari që ka thënë ‘Jo’ ishte shkrimtari Alessandro Bariço, i përzgjedhur për të marrë postin e Ministrit të Kulturës. Pas tij erdhi dhe refuzimi i Andrea Guerra i cili duhej të ishte Ministri i ri i Ekonomisë.
Refuzimet vazhduan me ish-kryeministrin Romano Prodi dhe Lucrezia Reichlin.
Gjatë orëve të pasdites, Renzi u takua me sekretarin e partisë Lega Nord, Matteo Salvini i cili tha se partia e tij do të qëndronte nga ana tjetër e barrikadës, dhe se kurrë nuk do ti jepte votën një qeverie të së majtës.
Ndërkohë kryetari i partisë "Lëvizja 5 Yjet" vazhdoi me sulmet e tij kundër sekretarit të PD, Renzi duke e quajtur një kukull në duart e Berlusconit dhe De Benedetti-t. Ai shtoi se do të hapte një votim në faqen e tij në internet, për të vendosur nëse partia e tij duhej të marrë pjesë në këto konsultime për qeverinë e re.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com