Kurti takon Thaçin: Ende s’jam mandatuar, jemi në hapat e fundit të arritjes së paktit me LDK-në, do flasim sërish sot (VIDEO)

KOSOVE-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar sot në orën 15:00. Takimi i parë mes Thaçit dhe Kurtit u zhvillua për t’u konsultuar për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë së Republikës së Kosovës. Kurti pas takimit që zgjati vetëm disa minuta me Thaçin theksoi se ende nuk është mandatuar për formimin e qeverisë së re se më parë do të ketë një takim me kryesinë e partisë, ndërsa më pas do i dërgojë shkresën zyrtare Presidentit, i cili duhet ta dekretojë.

Kreu i LVV-së është shprehur për mediat se sot pasdite do të ketë një bisedë me drejtuesit e LDK-së për të zhvilluar takimin e radhës. Për Kurtin marrëveshja me LDK-në për qeverinë e re është në hapat e fundit. "Në momentin kur ne dërgojmë shkresën te Presidenti dhe ai bën dekretimin atëherë numërojmë mbrapsht nga 15 deri në zero. Tani do të kthehem në kryesi dhe më pas do të përgatisim shkresën me shkrim zyrtare, që presidenti të bëjë dekretimin. LDK-ja është i vetmi partner i mundshëm. Jemi në hapat e fundit të arritjes së marrëveshjes" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
LDK reagon pas propozimit të Kurtit: Jemi të gatshëm t’i vazhdojmë bisedimet me Vetëvendosjen

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas mbledhjeve që Isa Mustafa ka mbajtur me strukturat janë shprehur të gatshëm që të vazhdojnë bisedimet me LVV-në për të krijuar institucionet e reja.
Në komunikatën për media, shkruhet se LDK-ja në mbledhjet e mbajtura sot ka trajtuar situatën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Sipas partisë që drejtohet nga Isa Mustafa, duhet që të implementohet rezultati i zgjedhjeve të gjashtë tetorit dhe të krijohen institucionet e reja.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet.

LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve”, shkruhet në njoftim.

LDK i ka bërë thirrje LVV-së që të reflektojnë mbi bazën e barazisë që të ndajnë pushtetet mes vete.

“LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre”, thuhet në njoftim.

Ora 17:04
Reagon Lëvizja Vetëvendosje: Thaçi s’mund të vendos afate, nuk ka bazë kushtetuese


Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur afat kohor prej 48 orësh për Albin Kurtin, që ky i fundit të bëjë propozimin për kryeministër

Përmes një shkrimi në Facebook, Kreshnik Ahmeti, sekretar  për marrëdhënie me jashtë në LVV ka shkruar se sot ishte në takimin Thaçi – Kurti, nga ku shton se nuk ka pasur asnjë afat kohor të caktuar nga presidenti.

Ai thotë se ky kufizim nuk ka bazë kushtetuese.
Ahmeti ka sqaruar se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merret vendim për emrin që do t’ia dorëzojnë presidentit.

“Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve.

Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese.

Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrim vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë”, ka shkruar ai

 

Ora 15:55
Profile të ministrave që përzgjodhi sot Albin Kurti për qeverinë e re të Kosovës

Me propozimet e bëra sot, Albin Kurti e ka përmbushur numrin e propozimeve që i takojnë Vetëvendosjes, në rast se këta të fundit arrijnë që të bëjnë marrëveshje koalicioni për të formuar qeverinë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

 Në pesë dikastere ministrore që i takojnë, Kurti ka zgjedhur që dy prej tyre të drejtohen nga gra ndërsa, si zëvendëskryeministër i dytë është propozuar Haki Abazi.

Abazi është antarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje me 20 gusht të vitit 2019 dhe më vonë ai kishte qenë edhe pjesë e listës për deputet të kësaj partie, ku kishte arritur që t’i siguronte votat e mjaftueshme.

Për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, Kurti ka zgjedhur Albulena Haxhiun, deputeten më të votuar nga zgjedhjet e gjashtë tetorit. Haxhiu ka qenë deputete për tre mandate. Në legjislaturën e fundit ajo ka udhëhequr Komisionin për Legjislacion.

Si ministër të Punëve të Jashtme, Kurti ka propozuar Blerim Rekën.

Reka, politikan nga Maqedonia e veriut, kishte qenë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e fundit.

Për Ministër të Financave nga LVV ai ka propozuar Besnik Bislimin, i cili është nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ora 15:53
Thaçi: Kurti ka 48 orë afat për të nominuar kandidatin për Kryeministër

Presidenti Hashim Thaçi është deklaruar pas takimit me kreu e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Thaçi ka thënë se i ka dhënë Kurtit 48 orë afat për të nominuar kandidatin për kryeministër.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

'Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar. 

Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore'.

Ora 15:31
Qeveria e re në Kosovë/ Kurti takon Thaçin: Jemi në hapat e fundit të arritjes së paktit me LDK-në, do flasim sërish sot (VIDEO)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur pas takimit të shkurtër me presidentin e vendit, Hashim Thaçin. "Unë dëgjova presidentin në këtë takim disa minutësh unë dëgjova presidentin që shprehu interesimin për krijimin e qeverisë, por, njëkohësisht edhe tha që e di që ju neboitet një kohë e caktuar, por, gjithashtu ne do ta bëjmë propozimin. Takimi ishte pak minuta për shkak se ishte konsultativ. Ndoshta do të ketë takime politike institucionale në të ardhmen. Unë do të jem kryeministri i ardhshëm dhe kjo do të jetë kosto për mua, ndërsa zvarritja e Kuvendit është kosto për shtetin. Nuk mund të kthemi pas, ashtu sikur nuk mund të kthehemi para 6 tetorit. Nuk mund të kthehemi pas.

Tani kuvendi është konstituuar, nuk kemi pasur zvarritje, kemi kryetarin dhe kryesinë që kanë marrë votat para kamerave dhe tani besoj që duhet të bëjmë hapa përpara. Oferta që unë kam bërë në pasditen e 23 dhjetorit u refuzua, tani duhet të takohemi dhe bisedojmë që të ndajmë përgjegjësitë. Unë nuk kam caktuar asnjë ministër nga LDK-ja, kam lënë vendet për ata sipas negociatave që kemi bërë, kam shprehur vendosmërinë për të ecur përpara. Unë nuk dua të propozoj emrin serb pa pasur ata të LDK-së. Kur të përfundojmë ata të LDK-së dhe të zv/kryeministrit do të kalojmë te pakicat dhe zv ministrat. Kur do që ata janë gati (LDK) jam gati, unë do të komunikoj sërish që ta shikojmë kur të kemi takimin e radhës. Takimet nuk janë lajme, por është marrëveshja që na pret në të ardhmen.

Më mirë do të ishte që çështjen e presidentit ta diskutojmë kur të vijë koha. Edhe atë të mos e përjashtojmë pasi të mbyllim temën e qeverisjes, por oferta ime u refuzua dhe tani duhet të takohemi. Nëse na imponohen zgjedhjet patjetër që marrim pjesë, por e kemi shans unik ta bëjmë qeverinë bashkë duke ecur më shpejt. Kjo punë do të marrë fund shpejt. Në momentin kur ne dërgojmë shkresën te Presidenti dhe ai bën dekretimin atëherë numërojmë mbrapsht nga 15 deri në zero. Tani do të kthehem në kryesi dhe më pas do të përgatisim shkresën me shkrim zyrtare, që presidenti të bëjë dekretimin. LDK-ja është i vetmi partner i mundshëm. Jemi në hapat e fundit të arritjes së marrëveshjes" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gege Kosova: 06/01/2020 08:48

    Shporreni urejetjen,ziline dhe inatet,Sepse Ju te dy jeni te mdhaj. Ishit dhe jeni e mira e atdheut,jkeni e mire a populit shqiptar.Ju jeni ata qe bashke me zer in e pushkes dalur si prej legjendet te komandantit Historik Adem Jasharit, shpetuat kete hapesire shqiptare nga fanitja qe I kanosej.Uluni e pini kafe dhe shkembeni nga zemera ndjenjat e Juaja atdhetarie,Mos mbani inate,Mos degjoni shpifjet "lavdruese" qe disa Ju hedhin ne emer Tuajin sikur Ju jeni miresia e askush tjete. Nete gjithe tok,jemi miresia e ketij vendi,Ne dhe akskush tjeter,jemi Zot I kesaj toke dhe kesaj hapesire shqiptare,Ju sot, jepni udhe vazhdimit te miresise kombetare.Ju jeni vertet te mdhej.Ju jeni tanet,Ju jeni te kesaj hapesire shqiptare,Ju paqim!Me Fat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot