Qeveria e Serbisë do ta miratojë
Rezolutën për Kosovën më 8 jana

Qeveria e Serbisë do ta miratojë <br />Rezolutën për Kosovën më 8 jana
Qeveria e Serbisë do të miratojë rezolutë për Kosovën më 8 janar, në një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën do të marr pjesë edhe kryetari serb, Tomislav Nikoliq, ka transmetuar gazeta serbe Veçernje Novosti.

Sipas informatave të cilat i ka siguruar kjo gazetë, teksti i Rezolutës menjëherë do të përcillet në Kuvendin e Serbisë, në të cilën do të hapet shqyrtimi për te 3 ditë pas, përkatësisht më 11 janar. Pritet që në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Mediat serbe raportojnë se në Qeverinë e Serbisë kanë nisur përgatitjet intensive për këtë ngjarje, në mënyrë që dokumenti të përgatitet sa më shpejt 4edhe formalisht për miratim, sepse më 17 janar në Bruksel është i caktuar takimi i ri kryeministrit Daçiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Para mbledhjes së Kuvendit të Serbisë, sipas medieve serbe, planifikohet që të zhvillohet edhe një rreth i konsultimeve me të gjitha grupet parlamentare, të cilat do ta kenë në letër tekstin përfundimtar të Rezolutës. Këto grupe me këtë rast do të kenë mundësinë që të bashkangjesin propozimet eventuale të tyre në dokument, apo të sugjerojnë preformulimin e ndonjë pike të Rezolutës, shkruan Novosti.

*Marrë nga Koha Ditore


(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit