Qeveria e Serbisë e ka miratuar udhëzimin mbi zbatimin e fusnotës

Qeveria e Serbisë e ka miratuar udhëzimin mbi zbatimin e fusnotës
Qeveria e Serbisë e ka miratuar të martën, në mbledhjen telefonike, udhëzimet e sakta për pjesëmarrjen e zyrtarëve serb në tubimet rajonale në të cilat arrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës. Sipas këtij udhëzimi në mbishkrimin përpara përfaqësuesit të Kosovës duhet të jetë yllthi dhe fusnota në gjuhën angleze e cila sqaron se ky përfaqësim nuk e prejudikon statusin, dhe është në bazë të Rezolutës 1244 dhe të mendimit këshillëdhënës të GJND”. 

Teksti i fusnotës duhet të shihet qartë dhe të jetë i lexueshëm. Zyrtarët serb sipas këtij udhëzimi të qeverisë, do të duhet që në fillim të mbledhjes ta exojnë se pjesëmarrja e Kosovës është rigorozisht sipas marrëveshjes që është arritur në Bruksel dhe se “KA e Kosovës është në përbërje të Serbisë” – ka thënë për gazetën “Veçernje Novosti”, Milivoje Mihajloviq shef i zyrës së qeverisë për mediat. 

Gjithashtu në të gjitha tubimet rajonale Kosova nuk do të guxojë të ketë në tavolinë flamurin si të gjitha shtetet tjera në rajon, kurse sqarimi i përfaqësimit asimetrik duhet të ceket edhe në të gjitha dokumentet dhe marrëveshjet rajonale. 

Tash zyrtarët serbë e dinë në hollësi si të sillen në tubimet rajonale dhe huti më nuk do të ketë, sepse udhëzimi i qeverisë saktësisht mbështetet në ujdinë  arritur në Bruksel me ndërmjetësimin e BE – ka thënë për gazetën në fjalë Goran Bogdanoviq ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në qeverinë serbe kanë thënë se në qoftë se organizatorët e tubimeve nuk veprojnë në harmoni me udhëzimet e delegatëve nga Serbia, zyrtarët shtetëror serb janë të detyruar ta braktisin tubimin. Para se të miratohet ky udhëzim zyrtarët serb veç i kanë braktisur tubimet e mbajtura në Mal të Zi dhe në Sarajevë pasi që në tabelën e delegacionit të Kosovës nuk ka qëndruar fusnota.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate