Qeveria e Serbisë vendos sot
për dialogun me Kosovën

Qeveria e Serbisë vendos sot<br />për dialogun me Kosovën
BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç tha se sot do të merret vendimi për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës

Këtë deklaratë, Daçiç e ka bërë në një konferencë për shtyp në Beograd, ku theksoi se “Serbia po shkon drejt Bashkimi Evropian, por kjo gjë nuk është e lehtë dhe as e thejshtë”, shkruan radio Evropa e Lirë.
“Serbia dëshiron të vazhdojë rrugën evropiane, por edhe të mbrojë interesat kombëtare, por është shumë e rëndësihme edhe diskutimi mbi çështjen e Kosovës”, ka shtuar Daçiç për mediat serbe.

Data e dialogut mes Kosovës e Serbisë nuk është caktuar ende, ndërkohë që Kuvendi i Kosovës debaton të enjten për një rezolutë mbi normalizimin e raporteve me Sebrinë.

Grupi parlamentar i PDK-së tha se me këtë rezolutë, qeveria e Kosovës do të autorizohet që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë. 

(Su.Fu/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës