Qeveria-FMN, marrëveshja e
huasë pritet të zyrtarizohet sot

Qeveria-FMN, marrëveshja e<br />huasë pritet të zyrtarizohet sot
TIRANE- Qeveria shqiptare po negocion me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një kredi, e cila mund të luhatet nga 300 deri në 400 milionë dollarë.
 
Palët janë në minutat e fundit të negociatave dhe po përcaktojnë detajet e mbetura të kushteve që Qeveria duhet të përmbushë për të marrë financimin.
 
Marrëveshja e huasë pritet të bëhet zyrtarisht publike sot.
 
Burime nga Ministria e Financave thanë se  me shumë gjasa kredia do të lëvrohet në dy këste me nga 200 milionë dollarë secili në dy vitet e ardhshme dhe do të përdoret për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura që shteti ka ndaj bizneseve.
 
Mësohet se tashmë Qeveria dhe FMN kanë rënë dakord për kushtet që lidhen me treguesit e buxhetit, si defiçiti, të ardhurat dhe shpenzimet dhe janë duke negociuar detajet e fundit që lidhen me ndryshimet në administrimin e thesarit të shtetit. Shqetësimi i ndërkombëtarëve është që pas shlyerjes së detyrimeve aktuale sistemi i thesarit të mos lejojë grumbullimin e borxheve të tjera.
 
Për këtë janë duke u diskutuar një sërë ndryshimesh ligjore. Kredia e Fondit Monetar i bashkangjitet asaj të Bankës Botërore. Të dy paketat e huave mund të arrijnë deri në 600 milionë dollarë ose afër 5 për qind e Prodhimit Kombëtar, të cilat do të përdoren për shlyerjen e borxheve ndaj biznesit dhe financimin e projekteve të nisura të investimeve.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit