Qeveria "fshesë" për 1 mijë
punonjës, Nishanit rritje page
Projekti i buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm parashikon të largojë nga puna rreth 1 mijë punonjës, ndërkohë që premton rritje pagash e pensionesh. Ndërkohë, paga e presidentit të Republikës për vitin e ardhshëm rritet me 2 mijë lekë në muaj.
punonjës, Nishanit rritje page">
TIRANE - Kryeministri Berisha premtoi, në mbledhjen e ditës së hënë të qeverisë, rritje pagash e pensionesh për vitin e ardhshëm, rritje që duhet të konkretizohen në mes të vitit, para zgjedhjeve parlamentare Ndërkohë, që tani, pa u mbyllur ky vit, në projektbuxhetin e shtetit për 2013- n paralajmërohet largimi i gati 1 mijë punonjësve të administratës. Neni 11 i projektligjit, të miratuar në qeveri ditën e hënë dhe që pret të kalojë në komisionet e Kuvendit për diskutim, thotë shprehimisht se “Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 87.700 punonjës”. Në buxhetin e shtetit për këtë vit kjo shifër është përcaktuar me ligj 88.640 vetë. Pra, mund të ketë rritje pagash për disa, por 1 mijë familje duhet të përgatiten për rënie të ardhurash, na fakti se familjarët nuk do të punojnë më në shtet, por do të shtojnë radhët e të papunëve. Nga ana tjetër, projekti thekson se, për vitin 2013 nuk miratohet asnjë lloj ndryshimi në strukturat organike të njësive të qeverisjes qendrore me efekte financiare shtesë në koston e personelit, të përllogaritur sipas strukturës së miratuar, me përjashtim të institucioneve të reja të krijuara me ligj. Ky përcaktim përfshin edhe sistemin e pagave me grada, ku çdo rritje në gradë mund të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur, sipas gradave të miratuara. E thënë me fjalë të tjera, ushtarakët dhe policët mund të përfitojnë rritje paga nga një gradë më e lartë vetëm në rast se dikush tjetër largohet nga ushtria apo policia.
PRESIDENTI Ndërkohë që ka folur me shifra të përgjithshme lidhur me këtë rritje pagash e pensionesh, për pagën e presidentit të Republikës drafti i paraqitur nga ministria e Financave dhe i miratuar tashmë nga Këshilli i Ministrave është më konkret. Paga e presidentit do të jetë 257 mijë lekë të reja në muaj, saktëson projektbuxheti. Kjo pagë për këtë vit është përcaktuar në 255 mijë lekë, pra rritja është minimale, në masën 0.8 për qind. Por, qeveria mbetet “e hapur” për të kryer rritje të tjera gjatë vitit për kreun e shtetit, në përputhje me politikën e rritjes së pagave e pensioneve, shtohet më tej në projektin e ligjit më të rëndësishëm të shtetit për 2013-ën.
REZERVAT Qeveria ka parashikuar një ulje drastike të fondeve rezervë të buxhetit të shtetit, ndonëse në kushtet aktuale do të këshillohej pikërisht e kundërta, për t'i dalë çdo të papriture përpara. Në fakt, projektbuxheti propozon një fonde rezervë në dispozicion të Këshillit të Ministrave në masën 1.5 miliardë lekë, nga 2 miliardë që është kjo shifër për këtë vit. Fondi në mbështetje të rritjes së pagave e pensioneve mbetet krejtësisht i njëjtë: 2.2 miliardë lekë. Por, ajo që pëson ulje të jashtëzakonshme e të pashpjegueshme është kontingjenca. Nga 2.66 miliardë lekë që ishte për vitin 2012, vitin e ardhshëm qeveria ka lënë për këtë rezervë shumë të rëndësishme të shtetit vetëm 800 milionë lekë, më se tri herë më pak. Mund të kujtohet me këtë rast se që muajt e parë të vitit qeveria vuri dorë mbi 2 miliardë lekë të kontingjencës, për të siguruar një garanci bankare për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, fond, pa të cilin energjia do të kishte munguar që muajt e parë të vitit. ENERGJIA Por, ndryshe nga vitet e mëparshme, ky projektbuxhet parashikon edhe rritje të borxhit publik në rast se kriza energjetike do të vijojë të jetë akute. Në nenin 18 të p/ ligjit për buxheti 2013 theksohet se kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2013, është 70.5 miliardë lekë, por "përjashtohen nga kufijtë e mësipërm garancitë që mund të jepen për sigurimin e furnizimit me energji elektrike. Autorizohet Këshilli i Ministrave që në këto raste të japë garanci përtej limiteve të parashikuara". Pra, edhe rritja në masën 62.6 për qind e borxhit publik ndaj Prodhimit të brendshëm Bruto mund të tejkalohet më tej, në rast se do të lindë nevoja për financim për energjinë me fonde shtetërore.
USHTARAKET Në sistemin e pagave me grada, çdo rritje në gradë do të bllokohet dhe mund të bëhet efektive vetëm nëse nuk shoqërohet me efekte financiare shtesë në koston e përllogaritur, sipas gradave të miratuara.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46