Qeveria gati kartën e të drejtave të qytetarit për shërbimet publike (Detaje)

Qeveria gati kartën e të drejtave të qytetarit për shërbimet publike (Detaje)

Foto ilustruese

Qeveria me një vendim të posaçëm tashmë në proces miratimi synon të formulojë një kartë te të drejtave të qytetarit për përfitimin e shërbimeve publike. Sipas relacionit shoqërues ky projektvendim ka për qëllim të përcaktojë të drejtat kryesore të qytetarëve dhe bizneseve përgjatë procesit të ofrimit të shërbimeve publike nga ana e organeve të administratës shtetërore.

Projektvendimi në tërësinë e tij përcakton këto të drejta:

-Të drejtë për informim;

-Të drejtën për akses në shërbimet publike;

-Të drejtën e tërheqjes nga kërkesa;

-Mënjanimi i barrës mbi qytetarët dhe bizneset;

-Të drejtën për trajtim të barabartë në ofrimin e shërbimeve publike;

-Të drejtën për ndihmë aktive gjatë procesit të ofrimit të shërbimeve;

-Të drejtën për zgjidhje efektive;

-Të drejtën për të proceduar kërkesën sipas radhës së aplikimit;

-Të drejtën për marrjen e shërbimit brenda afateve të arsyeshme;

-Të drejtën për marrjen e një shërbimi në mënyre transparente;

– Të drejtën për të pasur alternativa në paraqitjen e kërkesës dhe ofrimin e shërbimit;

-Të drejtën për të mos u penalizuar për gabimet/pasaktësitë e institucioneve të administratës shtetërore.

– Të drejtën për ankim;

– infrastruktura në ofrimin e shërbime publike;

-Përgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe biznesit;

-Mbrojtja e të dhënave personale, informacioneve apo sekreteve tregtare;

-Të drejtën për këshillim paraprak;

-Të drejtën për shërbim cilësor;

-Të drejtën pjesëmarrja në përmirësimin e shërbimeve publike;

-Publikimi, informimi dhe edukimi

Ky projektvendim është pjesë e korpusit të akteve ligjore e nën-ligjore të miratuara në fushën e ofrimit të shërbimeve publike, të cilat kanë për qëllim përmirësojnë ofrimin e shërbimeve publike, si dhe të krijojnë një sistem të unifikuar të këtyre shërbimeve, duke respektuar parimet e organizimit dhe funksionimit të administratës shtetërore.

Kryeministri harton një manual për unifikimin e sjelljes së punonjësve në sportelet publike

Kryeministri  synon të përmirësojë sjelljen e administratës në sportele, me anë të një manuali të posaçëm i cili unifikon modelin e sjelljes të personelit që shërben në sportele. Projektvendimi “Për miratimin e manualit të etikës në ofrimin e shërbimeve publike në sportel”, i cili aktualisht është në fazën e konsultimit publik është propozuar nga Kryeministri Edi Rama dhe ka për qëllim të përcaktojë rregullat e etikës gjatë ofrimit të shërbimeve publike në sportel, me qëllim unifikimin e mënyrës së ofrimit të tyre nga institucionet e administratës publike nën varësinë e Këshillit të Ministrave, pavarësisht nëse shërbimin e ofrojnë vetë ose ndërmjet sporteleve të shërbimit ose sporteleve të pikave të shërbimit me një ndalesë.

Në manualet pjesë përbërëse e projektvendimit, përcaktohen në mënyrë të detajuar rregullat e etikës së nëpunësit/punonjësit të administratës shtetërore që ofron shërbime publike në sportel.

Sipas relacionit përkatës, ky projektvendim është i detyrueshëm për të gjithë institucionet e administratës shtetërore që ofrojnë shërbime publike në sportel, pavarësisht formës së organizimit të tyre.

Projektvendimi i propozuar, synon arritjen e objektivave të mëposhtëm:

1.Unifikimin e rregullave të etikës të cilat janë të detyrueshme për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore të cilët ofrojnë shërbime publike në sportel. Rregullat e unifikuara janë të lidhura me mënyrën e komunikimit, sjelljes, kodit të veshjes, profesionalizimi, ruajtja e konfidencialitetit etj.

2. Standardet e sjelljes etike dhe detyrimet e nëpunësit/punonjësit të administratës publike në ofrimin e shërbimeve publike;

3.Mbrojtjen e interesave të përfituesve të shërbimit duke thjeshtuar veprimtarinë administrative;

4.Detyrimin e punonjësit që ofron shërbime publike te kryej me përgjegjësi detyrën;

5. Detyrimin e punonjësit që ofron shërbime publike te zbatojë rregullat që lidhen me kodin e veshjes te përcaktuara nga vetë institucioni

Kryeministria ka sqaruar se, rregullat e etikës të përcaktuara, janë mbështetur në legjislacionin në fuqi, që rregullojnë sjelljet etike në sektorin publik, të drejtën e informimit, mbrojtjen e të dhënave personale, mbrojtjen nga diskriminimi, konfliktin e interesave dhe rregullat e komunikimit institucional dhe ndërinstitucional. Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja