Pensionistët po zhvillojnë ditën e sotme protestën e 6 para Kryeministrisë. Kërkesat e tyre janë përcaktimi i minimumit jetik dhe rritja e pensioneve.

Me pankartat me mbishkrime “Pensionistët nuk kërkojnë bonuse, por pensione dinjitoze”, “Punuam gjithë jetën, përsëri bosh e kemi kuletën”, “Hiqni dorë nga korrupsioni, të rritet pensioni”, pensionistët kërkuan “pensione dinjitoze dhe miratimin e një minimumi jetik”.

 “Në 2-3 protesta kam ardhur, unë për vetë kam punuar, po shkon 70 vjeç, 13 mijë lekë pension vështirë. po të mos kisha fëmijët do isha në Tufinë”, tha pensionisti.

Më 27 nëntor Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, miratoi bonusin e fundvitit për pensionistët.