Për të shmangur kaosin në rrugët e qyteteve të mëdha dhe parandaluar ngjarje me pasoja, qeveria është duke hartuar një ligj të posaçëm për transportin e nxënësve. Gazeta Tema ka mësuar se drafti është duke u hartuar nga Ministria e Brendshme dhe e Transporteve. Drejtori i Qarkullimit në Policinë e Shtetit Mitat Tola pohon se deri tani mungon një ligj i tillë specifik.
“Policia Rrugore është duke përfunduar së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Infrastruktures një draftligj për transportin e nxënësve në shkolla dhe anasjelltas”, shkruan Tola në Fb, teksa i përgjigjet një komentuesi. Shefi i qarkullimit thekson nga ana tjetër se vijojnë kontrollet ndaj mjeteve të shumta që transportojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte.
“Në fushën e arsimit publik dhe privat kanë ndodhur ndryshime të mëdha, ndaj ka qenë e domosdoshme paraqitja dhe rregullimi ligjor. Ndërkohë që Policia Rrugore vazhdon kontrollet e mjeteve që kryejnë transport të fëmijëve nga banesat drejt shkollave. Kontrollet synojnë dokumentacionin e mjetit dhe të drejtuesit të mjetit, lejedrejtimin përkatës, përdorimin e pijeve alkoolike nga këta drejtues, numrin e nxënësve të transportuar dhe elementë të tjerë”,- nënvizon Tola.
Ndërkohë në rrugët e Tiranës janë parë ditët e fundit vullnetarë të ndihmojnë normalizimin e trafikut pranë shkollave.
/Shqiptarja.com