Qeveria gjermane, paketë me ndihma për Policinë Shqiptare në raste katastrofash natyrore

Qeveria gjermane, paketë me ndihma për Policinë Shqiptare në raste katastrofash natyrore

TIRANE - Qeveria gjermane dhe Policia Federale i kanë dhuruar sot një paketë ndihmash Policisë Shqiptare, për të ndërhyrë dhe dhënë ndihmën e parë në raste katastrofash natyrore. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj falënderoi shtetin gjerman dhe diplomatët e Ambasadës gjermane për ndihmën e ofruar në rastet e emergjencave civile, dhuruar për forcat e FNSH, në Policinë e Shtetit.

"Paketa që ne sot marrim në dorëzim është një paketë, e cila i adresohet Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat tradicionalisht janë angazhuar edhe në përballimin e situatave të emergjencës civile. Si rregull nuk është detyra e Policisë të merret me emergjencat civile, por si rregull Policia merret përherë me emergjencat civile dhe përherë do të vazhdojë të merret me to. Në këtë aspekt, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë krahas shumë detyrave të tjera që plotësojnë në dobi të rendit dhe të sigurisë publike, janë ato që angazhohen edhe për të përballuar emergjencat civile, detyrë të cilën e kanë kryer me mjaft profesionalizëm dhe angazhim. Kemi parë sidomos forcat e Shkodrës, të cilat janë të pajisura me kapacitete për të përballuar përmbytjet, janë angazhuar edhe për përmbytjet e fundit. Ndërkohë që ne, me paketën e sotme të ndihmës zgjerojmë kapacitetet dhe mundësitë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të mund të angazhohen në përballimin e emergjencave civile. E di që është një detyrë shtesë, por e di që ju e pranoni këtë detyrë me vullnet dhe me angazhim të plotë, për arsye se përmes angazhimit të emergjencave civile, ne lehtësojmë shumë dhimbje, shumë probleme, që natyra u shkakton qytetarëve tanë", tha ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në ceremoninë e zhvilluar për dorëzimin e donacioneve ishte i pranishëm Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, zyrtarë të lartë të Policisë, diplomatë e forca policore.

"Në fakt situata e tërmetit tregoi që ne duhet të jemi të përgatitur për çfarëdolloj rrethane, unë personalisht nuk e përjetova, sepse ndodhesha në atë moment në jug të vendit. Mund t’ju them vetëm që kam përjetuar një situatë të ngjashme, ndoshta dhe disi më të rrezikshme se sa kjo, në vitin 1992, në një situatë tërmeti. Në Gjermani rrallë ka tërmete, por ekzistojnë. Ndaj solla ndërmend menjëherë gjithë ato ndjesitë e mia, që pata aso kohe, kur ra tërmeti në Gjermani dhe menjëherë isha i vetëdijshëm që rreth të tilla situatave do të duhet të jemi mjaft mirë të përgatitur për të reaguar.

Pikërisht duke u nisur nga një kërkesë e Ministrit të Brendshëm drejtuar strukturave të Policisë Federale në Gjermani për mbështetje në raste të tilla katastrofash, u aktivizua kjo paketë e ndihmave të sotme, e cila do t’i japë mundësi Policisë Shqiptare të mund të reagojë në të tilla raste katastrofash apo tërmetesh dhe fenomenesh të tilla natyrore në mënyrë më efecientë dhe më të përshtatshme.

Ndaj në këtë pikë dëshiroj të falënderoj edhe kolegët e mi të ambasadës, të cilët me angazhimin e tyre mundësuan këtë aktivizim të kësaj pakete ndihmash, e cila konsiston më së shumti në gjeneratorë të energjisë elektrike, në pompa të ndryshme, në shtretër apo dyshekë, të cilët janë vërtet objekte të një rëndësie thelbësore në raste katastrofash", tha ambasadori gjerman.

Kjo paketë ndihmash përbëhet prej gjeneratorësh elektrikë, pompa uji, sendesh e pajisje të tjera, që janë të nevojshme në raste akute të emergjencës, përmbytje, tërmete ose katastrofa të tjera natyrore.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vielen Dank: 22/11/2019 16:35

    Deutschland

    Përgjigju
  • Danke: 22/11/2019 16:17

    Deutschland Uber Alles!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda