Qeveria greke ka një dhuratë për adoleshentët e vaksinuar kundër COVID-19, 50 GB për të rinjtë nga 15-17 vjeç

Qeveria greke ka një dhuratë për adoleshentët e vaksinuar kundër COVID-19, 50 GB për të rinjtë nga 15-17 vjeç

Foto ilustruese

GREQI- E çfarë mund të ishte më mirë se 50 GB internet dhuratë për një adoleshent të shekullit të teknologjisë? Asgjë! Pikërisht këtë shpërblim ka menduar t’i japë qeveria greke çdo adoleshenti nga 15-17 vjeç që do të bëjë vaksinën anti-COVID.

Oferta do të startojë më 11 tetor dhe do të jetë në dispozicion të çdo individi i cili ka marrë të paktën dozën e parë.

Si do të bëhet i mundur kalimi i GB?

Përmes aplikimit në site-n e posaçëm, në të cilin do të behet vërtetimi, konfigurimi e më pas kalimi i internetit. Kjo “dhuratë” do të përfshijë 10 GB çdo 30 ditë për një muaj.

Kjo ofertë vjen në kuadër të përpjekjeve të qeverisë greke për të vaksinuar sa më shumë të rinj, me qëllim arritjen e imunitetit të tufës.

Aktualisht është vlerësuar më e përshtatshme për këtë kategori vaksina kundër COVID-19 e “Johnson and Johnson”.

Procesi i vaksinimit kundër virusi në Greqi është duke u zhvilluar me ritëm të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare