Qeveria greke masa të reja
kursimi, paralajmërohen protesta

Qeveria greke masa të reja <br />kursimi, paralajmërohen protesta
GREQI - Qeveria greke pritet të paraqesë para parlamentit një paketë të re masash shtrënguese.

Paketa e Kryeministrit Antonis Samaras parashikon 13.5 miliardë euro shkurtime të shpenzimeve, si dhe masa që ua bëjnë më të lehtë kompanive të punësojnë dhe shkarkojnë punëtorë.

Sindikatat e sektorit publik dhe privat të Greqisë do të nisin të martën grevën 48-orëshe kundër legjislacionit.

Gazetarët, mjekët dhe punonjësit e transportit pritet po ashtu të ndërpresin punën.

Miratimi i reformave dhe kalimi i buxhetit të vitit 2013 janë vendimtare për të zhbllokuar këstin e ndihmës ndërkombëtare për Greqinë, në vlerë prej 31.5 miliardë eurosh.

Bashkimi Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore i kanë kërkuar Greqisë të zbatojë masa të rrepta kursimi, si kusht për të siguruar ndihmën që do ta ndihmonte atë në përballimin e krizës së borxheve.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?