TIRANE- Ndërtimi i Xhamisë së Re në kryeqytet do të nisë së shpejti, ndërkohë që qeveria tashmë ka gati edhe fondin e shpronësimit të pronarëve të cilët preken nga ky projekt. Detajet janë bërë publike nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar me gazetarët ku ka pohuar se së shpejti do të nisë ndërtimi i objektit të kultit për besimtarët myslimanë. “Një lajm tjetër në vigjilje edhe të vizitës së madhe të 21 shtatorit që dëshmon edhe vullnetin e plotë për të mbështetur dhe promovuar harmoninë dhe bashkëjetesën fetare.
Nga njëra anë do të mbyllim kapitullin e të gjithë kalvarit të gjatë që ka penguar ndërtimin e Xhamisë së re, duke vënë në dispozicion fondin e shpronësimit” ka pohuar kreu i qeverisë. Por një tjetër detaj i rëndësishëm i dhënë nga vetë kryeministri ka qenë edhe ndryshimi që i është bërë projektit të parë, ku ngjitur me xhaminë nuk do të jetë më një pallat dhe një super markatë. “Do të mbajmë zotimin që do të kemi një Xhami të re pa pallat dhe supermerkato ngjitur, dhe jo një pallat me supermarkato me Xhami ngjitur, siç ishte projekti i propozuar nga Bashkia e Tiranës, për arsye që i di Bashkia e Tiranës, por që i dimë dhe ne, i dinë të gjithë, por nuk jemi këtu duke marrë përsipër të themi se kush e kishte pallatin, kush e kishte supermarkaton, e kush do vinte të falej aty pranë, sikur po merrte thjesht dhe vetëm një lëmoshë.
Parku i vënë në dispozicion do të jetë parku i besimit dhe i besimtarëve, pa pallate, pa supermarkato, pa apartamente për të shitur, pa apartamente për të mbajtur” ka nënvizuar kreu i qeverisë. Por ndryshimet e bëra në buxhet, kanë parashikuar dhe një fond shtesë për financimin e Teqesë së kryeqytetit, pasi ky objekt i kultit për besimtarët bektashinj nuk ka përfunduar punimet. “Do të financojmë drejtpërdrejtë pjesën e mbetur, për të përmbyllur punimet e zgjatura shumë në kohë të Teqesë së Madhe të Bektashinjve.
Teqeja e Madhe e bektashinjve është një projekt, - që ju e dini se i keni ndjekur vazhdimisht festat e tyre - i të ndjerit, prej gjithmonë, të shumëmirëkujtuarit nga të gjithë, Kryegjyshit Baba Reshatit, i cili ende nuk prehet i qetë për shkak se ky projekt ende nuk mund të përfundojë, sepse komuniteti ka financuar, ka financuar, ka financuar, ka pasur nevojë edhe për një mbështetje të fundit dhe ne në fund kemi krijuar mundësinë ta mbështesim këtë projekt” ka pohuar kreu i qeverisë. Tashmë, me nisjen e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Re, të gjitha komunitetet fetare do të kenë objektet e tyre të kultit në kryeqytet.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com