Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike është miratuar paraprakisht nga Komisioni Kombëtar për Nomenklaturën; ajo zbatohet për mbledhjen, klasifikimin dhe publikimin e të dhënave statistikore zyrtare.
Në vendim saktësohet se “Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike nga agjencitë statistikore, ministritë e linjës, institucionet qendrore dhe vendore, personat fizikë dhe juridikë, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në Shqipëri.
Kështu, kodet statistikore të veprimtarive ekonomike, të përdorura deri para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, tani e tutje do të zëvendësohen me kodet e parashikuara në Nomenklaturën e Veprimtarive Ekonomike.
Si rrjedhim, Instituti i Statistikave do të kryejë përditësimin e informacionit statistikor zyrtar siopas Nomeklaturës duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)