TIRANË- Marrëveshja me Italinë për emigrantët e paligjshëm shumë shpejt do t’i futet procedurave të ratifikimit në Kuvend. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkurë, 15 nëntor projektligjin që kërkon ratifikimin, teksa me dorëzimin e tij në Kuvend fillojnë edhe diskutimet në komisionet përkatëse parlamentare, deri në votimin në seancë plenare.
Që marrëveshja të ratifikohet nga ligjvënësit kërkon minimalisht 71 vota në Kuvendin e Shqipërisë.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes për emigrantët porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.
Emigrantët do të qëndrojnë në pritje të përgjigjes për azil nga autoritetet italiane në strukturën që do ndërtohet po nga italianët. Shpenzimet do të përballohen nga Italia dhe sipas përllogaritjeve shteti fqinj do t’i paguajë vendit tonë fondin e parë në shumën 16.5 milionë eurove brenda një 3-mujori. Kohëzgjatja e marrëveshjes do jetë 5 vjet, por mund të shtyhet automatikisht edhe me 5 vite të tjera nëse ndonjëra nga palët nuk komunikon të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll. Marrëveshja pritet të kalojë dhe në kuvend.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.9%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47
-
VKM/ Qeveria miraton kriteret për parcelat e kultivimit dhe rritjes së kanabisit mjekësor
22 Janar, 18:41
-
VKM/ Përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit, qeveria alokon 2.5 mld lekë shtesë për KQZ
22 Janar, 18:39
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
VKM/ Dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive
16 Janar, 13:05
-
‘Paketa e maleve’ në Report TV, Haxhimali: Përfituesit mund të jenë të tjerë! Jo rregulla në interes të atyre që kanë paranë, të mos betonizohet natyra
14 Janar, 14:55
-
Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë
10 Janar, 16:50
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45
-
Meloni: Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati për të funksionuar
9 Janar, 13:27
Në jetën e përditshme shohim gjana të cilat nuk na pëlqejn,ja vlen mos ti zmadhojmë,rrespektë për shpirtat të cilët prangosën në xhama,kta na e lehtsojn jetën,na e kursejn ekonomin
PërgjigjuTradheti kombetare!
PërgjigjuFiks pa logjikuar Gabim Fatal
Qeveria dhe kuvendi jane instrumenta te edvinitSalehut orteeejjj
Përgjigju