Qeveria i kaloi Kopshtin Botanik bashkisë, Boçi: Nesër Senati i UT të hedhë poshtë VKM

Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi  ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste dhe ndaj Bashkisë së Tiranës për vendimin që Kopshti Botanik t'i kalojë nën administrim Bashkisë por duke mos i hequr kompetencat dhe të drejtat e përdorimit të këtij kopshti Universitetit të Tiranës. Boçi ka thënë se kjo lëvizje është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave për të ndërtuar pallate e për të pastruar paratë.

Ndër të tjera Boçi ka kërkuar Senatit të Universitetit të Tiranës që në mbledhjen e nesërme të mos të hedhi poshtë VKM edhe pse ky vendim nuk ka peshë ligjore.

"Qëllim për ndërtim kullash. Për pastrim pallatesh. Ky vendim është antikushtetuese. Pasi bie ne kundërshtim të ligjit e arsimit të lartë. Pronat universitare nuk mund të transformohen, dhe nuk mund të ndryshohet. Rrezikohet të transformohet lavatriçe gjigante pastrimi parash duke ja shkulur fakultetit. Është shpërfillur dekanati dhe studentet. Ka rrëzuar autonomin Universitare. Nesër në mbledhjen e senatit kërkon të njollosë anëtarët  akademik të UT.  Natyre korruptive. Është detyrë  e senati akademik që të mbyll portat kësaj vjedhje pronës. Të mos bjere pre e shantazheve. Që po kërkojë të uzurpojnë mbledhjen e senatit.  Ne kemi besim që senati do ta hedh poshtë këtë VKM pasi do gjykoja se bën detyrën por i shërben komuniteti. Kam bindje se situata do të jetë në favor të rrëzimit të VKM. Votimi do ti çonte para përgjegjësisë morale dhe ligjore. Përgjegjësi madhore do te ketë bordi i administrimit. Përfaqësuesit e ministrisë. që afilojnë për interesa. Përgjegjësi si bashkëpunëtor. Pranë dyshes Rama Veliaj. Nesër kanë shansin të zgjedhin midis interesave të pista dhe të pastra. Janë këta anëtar senati që nesër të jenë me të drejtën për të rrëzuar VKM. Vendimi i senatit ka karakter më shumë moral. Duhet të ishte shprehur para VKM. Qeveria ka marrë vendim absurd. Në favor të bashkisë së Tiranës. Po bëhen shantazhe. Hajduti nuk tërhiqet Me pedagoge e me studente për të kundërshtuar vendimin." ka thën Boçi.

 Në vendimin e datës 17 korrik, qeveria njoftoi se Kopshti Botanik bëhet pjesë e pasurive të paluajtshme të Bashkisë së Kryeqytetit.

Megjithatë UT ka një marrëveshje me bashkinë që i garanton ushtrim të aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore të Universitetit të Tiranës në ambientet e Kopshtit Botanik sa herë që është e nevojshme.  Nga ana tjetër Bashkisë së Tiranës i është ndaluar të ndryshojë destinacionin e pasurive që i kalojnë në pronësi.

Kopshti Botanik i Tiranës u ndërtua në vitin 1964 dhe zë një sipërfaqe prej 15 hektarësh bimësi dhe gjelbërim pranë liqenit. I përfunduar në vitin 1971, kopshti ka një koleksion fito-gjeografik me vlerë kulturore dhe shkencore. Kopshti ishte pjesë e Universitetit të Tiranës dhe I shërben shkollave në mbarë vendin. Kopshti përdoret për qëllime edukimi, si atraksion turistik dhe konsiderohet si një parajsë e vogël e gjelbër dhe vendi më i preferuar i gjelbër në Tiranë. Pothuaj 2,000 specie dhe gene ekzotike rriten ketu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 18/09/2019 21:17

    Te gjitha vjedhjet dhe abuzimet e PD & LSI, Rama ua zeri në fyt si duket... tani nuk din tjeter përveq baltosjes...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!