Qeveria i kërkon Greqisë koordinatat
për kërkimin e naftës, asnjë përgjigje

Qeveria i kërkon Greqisë koordinatat<br />për kërkimin e naftës, asnjë përgjigje
Mediat greke rikthejnë në vëmendje çështjen e kufirit detar që mban pezull marrëdhëniet politike mes Tiranës dhe Athinës prej shumë vitesh. Revista Greke “Epikarai” zbulon se Greqia ka refuzuar dy kërkesa të qeverisë shqiptare ku i kërkohen ekzekutivit grek koordinatat e sakta të kërkimeve për naftë në detin Jon e më konkretisht në veriperëndim të Korfuzit.

Sipas burimeve zyrtare të tyre theksohet se këto kërkesa janë bërë gjatë këtij mandati qeverisës, ku është bërë kërkesë dhe për rinegocim të marrëveshjes, por palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre duke mos bërë hapa domethënës në zgjidhjen e çështjes. Revista komenton se vendimi nga ana e qeverisë shqiptare për të nisur dhe ajo kërkimet në zonën e përfolur detare, krijon një klimë negative për Greqinë.

Shkrimi i referohet gjithashtu dhe një vendimi të fundit të qeverisë për ngritjen e strukturës së re të gjeologjisë detare, si dhe citon ministrin e Energjisë, Damian Gjiknurin të shprehë mbështetjen e nevojshme për këtë strukturë të re kërkimi të naftës, me specialistë dhe mjetet e duhura, që Shqipëria të fillojë studimet gjeologjike edhe në det.

Sipas tyre inistimi i kryeministrit Edi Rama lidhur me këtë çështje tregon qartë qëllimin e tij për t’i dhënë fund Marrëveshjes së vitit 2009-të të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe politikat e ndjekura paralelizohen me ato të Ankarasë me çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në Qipro.

Në mbyllje, rihapja e këtij debati politik konsiderohet si një problem që do të mbetet e mund të përkeqësohet.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Tepelenë/ Zbulohet shtëpi bari në Kurvelesh, 4 të shoqëruar në polici

Tepelenë/ Zbulohet shtëpi bari në Kurvelesh, 4 të shoqëruar në polici