Qeveria ka marrë dje vendimin, që lejon Korporatën Elektroenergjetike të importojë energji elektrike edhe për periudhën nga data 1 janar deri më 1 mars të vitit të ardhshëm.
Kjo bëhet për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes, theksohet në VKM, ku shtohet se kostot financiare të importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes do t'i faturohen shoqërisë CEZ Shpërndarje, ndërkohë që procedurat e importimit do të bëhen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.
Qeveria ka ngarkuar ministrinë e Financave për sigurimin e burimeve financiare për kryerjen e importit të energjisë elektrike nga KESH-i, si dhe për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për importin. Me fjalë të tjera, paratë do të sigurohen nga taksat e shqiptarëve.
Ky vendim ka hyrë menjëherë në fuqi. Por, gjendja e dobët financiare aktuale e KESH-it nuk mund të lejojë pafundësisht import të vazhdueshëm, në kushtet kur shoqëria publike është në borxhe, konsumi rritet dhe çmimet nuk janë stabël.
Lidhur me mosmarrëveshjet e fundit me CEZ-in, qeveria ka vendosur njëkohësisht dje edhe një pagesë prej 320 mijë eurosh për shpenzime për zyrën e huaj avokatore që do ta mbrojë atë në Arbitrazh, një tentativë për të shpëtuar pikërisht garancinë prej 60 milionë eurosh.
Shkrimi u publikua sot në gazetën SHQIPTARJA.com(print), 27 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com