Qeveria italiane do të bëjë të paligjshme festimet e mëdha

Qeveria italiane do të bëjë të paligjshme festimet e mëdha

Giorgia Meloni

Qeveria e re italiane, me Giorgia Melonin në krye, ka thënë se do t’i bëjë të paligjshme festimet e mëdha, disa orë pas ndalimit të një organizimi të tillë në veri të Italisë.

Krimi i ri i “tubimeve të rrezikshme” prej më shumë se 50 personave, mund të ndëshkohet me deri në gjashtë vjet burgim dhe hap rrugën për përgjim të organizatorëve.

Të hënën, më shumë se 1.000 personave u është thënë që të largohen nga një festë e madhe në Modena.

“Festës i ka ardhur fundi!” ka deklaruar ministri i të djathtës ekstreme, Matteo Salvini.

Banorët janë ankuar për 48 orë të muzikës me zë të lartë në një festë për Natën e Shtrigave (Halloween), e cila ka tërhequr shumë të rinj nga qytetet italiane, por edhe nga Belgjika dhe Franca.

Pjesëmarrësit kanë planifikuar që të festojnë deri të martën, mirëpo pas urdhrit të autoriteteve ata janë larguar.

Kryeministrja Meloni ka argumentuar se ligji i ri synon të mbrojë njerëzit nga dëmet eventuale dhe nuk përbën ndryshim nga pjesa tjetër e Evropës.

Sipas saj, një vendim i tillë tregon se shteti i Italisë nuk është më i dobët në respektim të rregullave.

Qeveria e kaluar veçse pati nisur punën për ndryshim të ligjit, pas organizimit të një feste të madhe më 2021, e cila ka përfunduar me dy persona të vdekur.

Kritikët kanë pyetur se pse Qeveria ka shënjestruar festat e organizuara nga të rinjtë, dhe ka injoruar një marsh fashist në fundjavë të mbi 2.000 mbështetësve të ish-diktatorit italian, Benito Mussolini.

Në këtë organizim janë kënduar himne fashiste, është kujtuar marshi i Mussolinit në Romë dhe nisja e regjimit fashist 100 vjet më parë.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, ka argumentuar se dy ngjarjet kanë qenë “krejtësisht të ndryshme” dhe që marshi i Mussolinit nuk ka prishur rendin publik dhe është mbajtur me vite.

Në anën tjetër, sipas tij, festimet me zë të lartë të muzikës, kanë shkaktuar shqetësim në Modena./REL

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë