TIRANE - Qeveria Japoneze dhënë sot 6 milionë Yen ndihma për banorët e prekur nga përmbytur, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të pak ditëve më parë.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) e cila duke cituar Ministrinë e Jashtme Japoneze, ve në dukje se, qeveria e Japonisë ka miratuar dhënien e ndihmës me mallra të asistencës së emergjencës me vlerë 6 milionë Yen (batanije, dyshekë etj) për Shqipërinë.
“Ndihmat do të lëvrohen në Shqipëri nga Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Qeveria e Japonisë vendosi të japë asistencë emergjence nisur nga këndvështrimi humanitar por gjithashtu edhe në kuadër të marrëdhënieve miqësore midis Japonisë dhe Republikës së Shqipërisë.” thuhet ne njoftimin e JICA-s.
Për zonat e përmbytura në jug të vendit, kanë shprehur solidarizimin e tyre jo vetëm qytetarët dhe bizneset shqiptarre por edhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com