Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka pranuar marrëveshjen e qeverisë shqiptare dhe famijlarëve të viktimave të 21 Janarit për masën e shpërblimit.
Shpërblimi më i madh do të përfitohet nga bashkëshortja dhe i biri i Faik Myrtajt, të cilët do të marrin nga 39 mijë euro secili, ndërsa përfitues është edhe Ilmi Deda, vëllai i Hekuran Dedës, që do të marrë 15 mijë euro, si dhe bashkëshortja e Ziver Veizit, e cila do të marrë 10 mijë euro.
Pjesë e marrëveshjes përfituese është edhe xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika.
Avokatura e Shtetit paraqiti në korrik 2018 deklaratat për zgjidhje miqësore, të firmosura nga të gjitha palët.
Marrëveshja që në total shkon 103 mijë euro, detyron shtetin shqiptar t’i kryejë shpërblimet brenda 3 muajve.
Rinaldo Myrtaj, EUR 39,000
Mamude Myrtaj, EUR 39,000
Ilmi Deda, EUR 15,600
Alma Rredhi, EUR 10, 000
-
gabim fatal qe te demshperblehesh duhet te shkarreosh pronen e perbashket ose te djegesh makinat e te pafajshmeve sic ben kokpalaret ne 21 janar.shperbleni dhe te vrarin grabites ne rinas se dhe ai veproj kunder rendit kushtetus
Përgjigju -
ky nuk eshte shperblim, eshte financim elektoral, nese jepet ne kete periudhe.
Përgjigju -
Oooo pike e zeze lulushit i prishen pallatin dhe mori 10 milion euro kurse jeta e 4 SHQIPETAREVE te vrare pabesisht dhe ne mes te bulevardit nga ai kufoma qe merr fryme akoma vleka vetem 100 mije euro... Kjo eshte te vesh kujen. TURP
Përgjigju -
Këta marrin lekë ata të lumit futen në burg... nesër do marrin ata lekë keta do i heqin nga puna...
Përgjigju -
Kjo është vlera e 4 njerëzve në Shqipëri, as sa vlera e një apartamenti në bllok. Përfundimi Meta President. Rama Kr/Ministër. Basha me Saliun gëzojn milionat e eurove që grabitën. Formula 8 vjet unë në Pushtet, 8 vjet ti në Pushtet po funxionon shkëlqyeshëm.
Përgjigju -
Kto qe i imponoi strasburgu. Tani fillon faza e larjes duarve per Ramen me shok. I shtrydhen 8 vjet kto te shkretet. Fitoi dy pale zgjedhje duke vene lule ne bulevard. Tani po behet e qart qe Berisha dhe Luli sa te jete Rama kryeminister nuk e shef burgun per 1000 vjet. Urime kush e voton akoma kete ndyresiren. Kush voton Ramen voton dhe Berishen me Bashen.
Përgjigju -
As sa katedralja e parisit, imagjino ca behet tallje trapi me jeten e tjetrit.
Përgjigju











Komente
Komento