TIRANE - Këshilli i Ministrave ka vendosur t’i japë një ndihmë financiare prej 500 mijë lekë të reja familjen e Lirak Bejkos, ish i përndjekur politik i cili u vetëdogj një vit më parë në grevën e urisë.
“Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në buxhetin e vitit 2013, t’i shtohet fondi prej 500 000 (pesë qind mijë) lekësh, për dhënien e ndihmës financiare familjes së të ndjerit Lirak Bejko, ish-i dënuar politik, i vetëflijuar gjatë grevës së urisë në nëntor 2012”, - thuhet në vendimin e qeverisë të publikuar në Fletoren Zyrtare.
Lirak Bejko humbi jetën kur u vetëdogj gjatë grevës së urisë në muajin tetor të vitit 2012. Disa javë më parë, vajzës së Lirak Bejkos iu dha dhe një bursë studimi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com