Shkrihen 46 ujësjellës, mbeten vetëm 15 drejtori qendrore! Qeveria do të jetë aksioneri kryesor! Jepet me koncesion Triportin e Vlorës

Qeveria ka vendosur që të japë me koncesion Triportin e Vlorës. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila tha kjo është një nga kontratat me të mira që është nënshkruar. Sipas ministres, parashikohet që financimi nga qeveria shqiptare të bëhet vetëm në momentin kur projekti do të ketë përfunduar së ndërtuari dhe të nisë operimi.

‘Miratimi i kontratës së koncesionit me partneritetin publik privat për Triportin e Vlorës. Do të jetë porti më i ri modern, i cili do jetë një port i integruar, pasi sot ka vetëm shërbimet e peshkimit. Është një nga kontratat më të mira që ne kemi nënshkruar. Parashikohet që ky financim të paguhet nga shteti shqiptar vetëm në momentin kur projekti do të ketë përfunduar së ndërtuari dhe në nisjen e parë të operimeve. Nga të ardhurat që vetë porti do të krijojë do të jetë momenti që do të fillojë që të paguhet e  gjithë shuma e këtij projekti. Deri ateherë qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjë detyrim financiar. ’- tha Balluku.

Ministrja ka bërë me dije gjithashtu se Qeveria ka miratuar edhe reformën në ujësjellës. Ajo tha se tashmë do të ketë vetëm 15 drejtori qendrore nga 61 ujësjellës që ishin gjithsej. Sipas saj qeveria do të jetë aksioneri kryesor. Ballukut tha se kjo Reformë bëhet për të rritur mirëmenaxhimin e Ujësjellësave, të cilët kanë mjaft detyrime të prapambetura, teksa kanë qenë në dorë të pushtetit lokal.

'Projektvendimi më i rëndësishëm që kemi pasur sot, është trajtimi i ujërave, kërkojmë një reformë të re në Ujësjellësat, ku vetëm një pjesë e tyre kanë performuar në parametrat që ne duam. AKUM ka bërë një propozim për Ujësjellësat, nga 61 ujësjellës do të kalojmë 15 ujësjellës qendror, mirëmenaxhim i financave, menaxhim i burimeve ujore. Ministria do të jetë aksionieri kryesor i secilës prej 15 ndërmarrjeve, për një menaxhim më të mirë. Mbi të gjithë për të vënë në jetë të gjitha politikat, është një hap i ri, do të nisë reforma menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.'- tha ministrja Balluku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun