Qeveria jep porosi: Ambasadat
fushatë kundër kompanisë CEZ

Qeveria shqiptare ka zgjedhur kundërsulmin diplomatik për të shpëtuar imazhin e saj të përbaltur në sytë e investitorëve të huaj dhe kancelarive evropiane. Por, duke bërë këtë, rrezikon një prishje të mëtejshme të raporteve me Republikën Çeke, e cila nuk është e bindur në drejtësinë e masës së marrë ndaj CEZ Group, së cilës iu hoq licensa e tregtimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, duke i ngarkuar kryesisht faje, që nuk ishin të investitorit të huaj, por të vetë shtetit shqiptar.

Top Channel njoftoi dje se një dokument volumizon, i shpërndarë nga ministria e Jashtme, u kërkon ambasadave shqiptare ta dorëzojnë pranë autoriteteve përkatëse në vendet ku janë akredituar.
Sipas palës shqiptare, dështimet e investitorit përmblidhen në pesë pika kryesore, që nisin me investimet. Qeveria thotë se sipas kontratës CEZ duhet të kishte investuar në rrjetin shqiptar të shpërndarjes deri në fund të vitit 2012, 135 milionë euro, por faktikisht realizoi vetëm 40 milionë ose 29% të tyre.

Pika e dytë lidhet me treguesin e humbjeve. Sipas qeverisë shqiptare, në vitin 2012 humbjet në rrjetin e shpërndarjes duhet të ishin 23.3%, ndërkohë që shifra reale ishte 47.2%. Vetëm kjo diferencë në përkeqësimin e humbjeve ka shkaktuar një dëm prej 125 milionë euro, thotë dokumenti.

I njëjti qëndrim mbahet edhe për arkëtimet, të cilat nga 84% që duhet të ishin u realizuan vetëm 58% nga CEZ. Pretendimi i katërt lidhet me borxhet e kompanisë ndaj kompanive publike. Sipas Qeverisë në momentin e largimit borxhet e CEZ ndaj KESH dhe OST ishin 290 milionë euro pa marrë parasysh interesat dhe gjobat mbi overdraftet.

Në fund MPJ orienton ambasadorët edhe për dështimet në menaxhim. Sipas Qeverisë, grupi CEZ në Pragë kurrë nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur zgjedhjes së menaxherëve për Shqipërinë, duke emëruar drejtues pa eksperiencë në fushën e energjisë. Madje në tetor të vitit 2012, thotë dokumenti, CEZ ja besoi menaxhimin e degës së saj në Shqipëri grupit "Schindler", i cili nuk kishte asnjë eksperiencë në këtë fushë, një fakt ky që sipas Qeverisë tregon se CEZ e kishte fokusuar strategjinë e saj në përgatitjen e largimit nga Shqipëria.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion