Qeveria kontrakton
konsulent të huaj për CEZ-in

Qeveria kontrakton <br />konsulent të huaj për CEZ-in
Qeveria shqiptare ka vendosur të kërkojë ndihmën e një konsulenti ligjor ndërkombëtar për asistencë në kuadër të konfliktit të lindur mes saj dhe kompanisë çeke të shpërndarjes së energjisë elektrike. Më datë 30 tetor, me urdhër të ministrit të Drejtësisë është ngritur komisioni i përzgjedhjes, i cili do të vlerësojë ofertat dhe do t'i paraqesë atij një raport të hollësishëm mbi klasifikimin përfundimtar, sipas pikëve të marra nga çdo kandidat për konsulent.

Procesi ka nisur me nismë të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e cila që më datë 10 tetor ka kërkuar nga Avokatura e Shtetit fillimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e një konsulenti ndërkombëtar, i cili do të kishte mundësi reale të ofronte konsulencë të kënaqshme në fushën ligjore dhe financiare në sektorin elektroenergjetik. METE ka shperhur me këtë rast nevojën e kontraktimit të një konsulenti ndërkombëtar për të asistuar ministrinë - dhe eventualisht Entin Rregullator të Energjisë - për rastin e CEZ Shpërndarje.

 Sipas njoftimit nga METE dhe Drejtësia, ministri i Drejtësisë ka vlerësuar se, së pari, kjo çështje është me rëndësi të veçantë për interesat e shtetit dhe së dyti, kjo çështje është shumë e vështirë për t'u ndjekur nga Avokatura e Shtetit, për shkak të kompleksitetit shumë të madh të çështjes, si dhe nevojës për njohuri mbi praktikën ndërkombëtare në fushën e licencimit në sektorin e energjisë.

Objekt i kontratës do të ishte konsultimi me shoqërinë CEZ AS për të zgjidhur mosmarrëveshjet që rrjedhin nga zbatimi i kontratës së shitjes së 76% të aksioneve të shoqërisë OSSH sh.a. në favor të CEZ AS, nga viti 2009 deri tani, identifikimi dhe trajtimi i çështjeve ligjore dhe operacionale, kalimi i pengesave ligjore për operimin e rregullt dhe efiçient të shoqërisë CEZ Shpërndarje sipas kuadrit ligjor dhe rregullator ekzistues. Në dokumenta vihet në dukje se, nëse është e nevojshme, në rast të largimit të CEZ AS, konsulenti duhet të japë asistencën e vet në drejtim të gjetjes së rrugëve për kufizimin e dëmeve të mundshme për qeverinë shqiptare dhe kërkimit të kompensimit për dëmin e pësuar nga qeveria për shkak të veprimit ose mosveprimit të CEZ AS.

(gk/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?