Qeveria konverton fazën e parë
të borxhit me qeverinë italiane

Qeveria konverton fazën e parë<br />të borxhit me qeverinë italiane
TIRANE- Qeveria shqiptare përmbylli sot fazën e parë dhe nisi atë të dytë të Programit të Konvertimit të borxhit për zhvillim me qeverinë italiane.

Gjatë kësaj faze qeveria italiane ka investuar në Shqipëri 4.5 milionë euro në 13 projekte në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal. Për Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, pushteti lokal duhet të tregohet i kujdesshëm për të aplikuar dhe përfituar nga këto financime. 

Ndërkohë, Zv/Kryeministri, Niko Peleshi, e cilësoi Italinë, partnerin strategjik të 23 viteve të fundit, duke qenë një mbështetëse e proceseve integruese të vendit tonë. Në këtë linjë ishte dhe ambasadori italian, Massimo Gaiani, i cili e konsiderojë bashkëpunim si një fazë të rëndësishme.

“Po prezantojmë sot pjesën e dytë të programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit. Jemi të kënaqur me rezultatet e deritanishme që morëm në garën e parë të prezantimit të këtij programi.

Kjo përbën një shembull të mirë se si dy vendet tona bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Me këto financime ne po realizojmë projekte me karakter zhvillues për shoqërinë si arsimi, puna, shëndetësia, formimi profesional etj”-deklaroi diplomati italian.

Në 23 vite Qeveria italiane ka dhënë një kontribut shumë të konsiderueshëm për Shqipërinë, duke investuar në projekte strategjikë si, në energji, infrastrukturë, zhvillimin rural, arsim dhe shëndetësi.

Redaksia Online
(a.zh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit