Qeveria korigjon shifrat, ul
parashikimet për rritjen e ekonomisë
Programi buxhetor afatmesëm dhe programi ekonomiko-fi skal për vitet 2013-2015 kanë paraqitur shifra të ndryshme për treguesit kryesorë të ekonomisë shqiptare. Qeveria ka rishikuar borxhin në rritje dhe prodhimin e brendshëm në ulje
TIRANE- Ndryshojnë prognozat ekonomike dhe fiskale të qeverisë shqiptare. Në dy dokumente të ndryshme, programin buxhetor afatmesëm, të miratuar në tetor të vitit të kaluar dhe programin afatmesëm ekonomiko- fi skal, të miratuar nga i njejti Këshill i Ministrave në janar 2013, rezuluton të jenë korrigjuar gati të gjithë treguesit kryesorë. Kjo ka ndodhur vazhdimisht vitet e fundit, duke qenë se Financat kanë paraqitur shifra të fryra, që nuk pasqyronin tendencat reale.
Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë, i cili është parashikuar në nivelin e 3.636 eurove për vitin në vazhdim nga programi i parë, më pas është korrigjuar, duke e ulur në 3.552 euro.
Për dy vitet pasardhëse, këto shifra janë ndryshuar në ulje, konkretisht nga 3.800 në 3.720 euro për 2014-ën dhe nga 3.978 në 3.877 euro për vitin 2015. Kjo ndodh, pasi edhe shifrat e Prodhimit të Brendshëm janë rishikuar, duke kaluar nga 1.430 në 1.407 miliardë lekë për 2013- ën, e kështu me rradhë. Ndërsa ritmi i rritjes së PBB-së, parashikuar në 4 për qind këtë vit nga programi buxhetor, është korrigjuar në 3.1 për qind e kështyu edhe për vitet e tjerë. Ndërkohë, borxhi publik, i cili, në tetor ende ishte i bllokuar ligjërisht në nivelin 60% të PBB-së, pas ndryshimit të ligjit, me votat e mazhorancës parlamentare qeverisëse, kalon në 63.8 për qind të PBB-së, si këtë vit, ashtu edhe në 2014-ën, për t’u ulur shumë pak në nivelin që të operojë me shifra më të larta të defi citit buxhetor. Kështu, nga parashikimi prej 2 përqindësh, që fi guronte në programin e miratuar në tetor të vitit të kaluar, ky deficit për vitin 2013 mendohet të kalojë në 3.5 për qind. Po kështu, për vitin e ardhshëm shifra kalon nga 2.3 në 2.4 për qind dhe në 2015-ën do të jetë në nivelin e 2.2 përqindëve, ose 0.1 për qind më pak se parashikimi fi llestar.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.7%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3161
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘O militantë pse shtyn’, protestuesit dhe Paloka përplasen me policinë
26 Nëntor, 17:40
-
Protesta e PD-së/ Tek Zogu i Zi policia krijon një rrugë për të lehtësuar trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja
26 Nëntor, 17:39
-
Policia zhvendos protestuesit nga Bashkia e Tiranës, vendosen ‘gardh’ para militantëve të Berishës
26 Nëntor, 17:36
-
Krujë, vendoset busti i firmëtarit të Pavarësisë, Mustafa Merlika! Kryeministri që bëri realitet ‘Shqipërinë etnike’
26 Nëntor, 17:31
-
Tensione tek bashkia, përplasje me policinë, autobotet hedhin ujë
26 Nëntor, 17:29
-
Armëpushimi në Liban/ Kryeministri Netanyahu do të mbajë fjalim këtë mbrëmje në orën 20:00
26 Nëntor, 17:28
-
Konfrontim fizik te “Zogu i Zi”, Bylykbashi kërcënon Policinë dhe pengon arrestimin e një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim! Kur të merrem unë me ju, s'ju ikën shejtani, kaq po them
26 Nëntor, 17:23
-
Protesta e PD/ Protestuesit ulen këmbëkryq te Sheshi Willson
26 Nëntor, 17:23
-
Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e PD, ja pjesëmarrja në rrugën e Elbasanit
26 Nëntor, 17:21
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
26 Nëntor, 17:19
-
Protesta e PD-së/ Një makinë bllokohet tek Pallati me Shigjeta, protestuesi nuk e lë të kalojë
26 Nëntor, 17:18
-
Protesta e PD/ Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia konfrontohet fizikisht me Policinë
26 Nëntor, 17:14