Qeveria korrigjon PBB-në
një muaj pas miratimit në Kuvend
Qeveria ka korrigjuar në ulje shifrën zyrtare të rritjes ekonomike për vitin 2013, nga 4 për qind, që është parashikuar në buxhetin e miratuar një muaj më parë, në 3.1 për qind. Open Data: Kostoja e borxhit/frymë, +11%
TIRANE - Qeveria ka korrigjuar në ulje shifrën zyrtare të rritjes ekonomike për vitin 2013, nga 4 për qind, që është parashikuar në buxhetin e miratuar një muaj më parë, në 3.1 për qind. Ky ndryshim është përfshirë në statistikat afatmesme fiskale dhe ekonomike, që sapo janë miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
Një vit më parë, shifra e rritjes ekonomike ishte parashikuar sërish në 4.3 për qind, por përfundoi në vetëm 1.5 për qind, ndërsa borxhi nga 58 shkoi në 61.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në këtë mënyrë, buxheti i shtetit, që është miratuar si ligj nga parlamenti, është rrëzuar zyrtarisht. Brenda një kohe rekord qeveria ka ndryshuar treguesit më të rëndësishëm të draftit duke devijuar nga varianti që mbrojti në Kuvend vetëm një muaj më parë, në dhjetor të vitit të kaluar.
BORXHINdërkohë, ndryshimet ka edhe për shifrën e borxhit. Në ligjin për buxhetin e shtetit, kufiri i borxhit për vitin 2013 është vendosur 62.6 për qind e Prodhimit Kombëtar. Por në programin afatmesëm ekonomik dhe fiskal, të publikuar vetëm pak ditë më parë, Ministria e Financave thotë se borxhi publik në fund të vitit do të shkojë 63.8 për qind e Prodhimit Kombëtar.
KOSTOJAOpen Data Albania ka kryer një studim së fundmi lidhur me atë, se sa u kushton shqiptarëve borxhi që po merr qeveria e tyre. Sipas këtij studimi, në vitin 2010, kostoja e borxhit për frymë të popullsisë shënoi 13.022 lekë, ndërsa një vit më vonë, ajo arriti në nivelin 14.572 lekë, 11.9% më shumë.
Ndërkohë, sipas një parashikimi të Ministrisë së Financave për pagesën e interesave të borxhit deri në fund të vitit 2012 (45.8 miliardë lekë), kostoja e borxhit për frymë rezulton këtë vit 16.149 lekë, apo rreth 10.8% më e lartë se një vit më parë.
Vetë borxhi për frymë të popullsisë ka arritur aktualisht në 3.1 milionë lekë të vjetra lekë apo rreth 9.8% më shumë se në 2012-n. Në këto kushte, një familje shqiptare mesatare prej 4 personash, për vitin 2013 mbart një borxh prej afro 13 milionë lekësh.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.9%
-
Jo
29.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23