Qeveria marrëveshje me BERZH
vjen granti i parë prej 34 mln euro

Qeveria marrëveshje me BERZH<br />vjen granti i parë prej 34 mln euro
TIRANË - Ministri i i Financave, Shkëlqim Cani dhe përfaqësuesi i përhershëm i BERZH-it, për Shqipërinë, Fabio Serri kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e grantit në kuadër të fondeve “IPA 2010/2011” ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Rrugëve Rajonale dhe Lokale.

Burime nga Ministria e Financave, kanë bërë të ditur se, shuma prek vlerën 34.068.750 euro. Ky fond do të përdoret tërësisht për financimin e punimeve civile për rehabilitim të rrugëve rajonale dhe lokale.

Burimet zyrtare nga Ministria e Financave thanë se, “programi i rrugëve rajonale dhe lokale synon rehabilitimin e 1 mijë deri në 1500 kilometra rrugë rajonale dhe lokale”.

“Objektivi i programit është të përmirësojë përqasjen ndaj shërbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike nëpërmjet sigurimit të rrugëve të përshkueshme gjatë gjithë vitit për popullsinë, duke përfshirë:
përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor rajonal.
përmirësimin e seksioneve prioritare të rrjetit rrugor lokal.
forcimin e menaxhimit të rrjetit të rrugëve rajonale dhe lokale”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Financave.

Ky program, është parashikuar të ketë një kosto totale prej rreth 400 milionë USD, bashkëfinancohet nga Banka Botërore, OFID, Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve, Banka Islamike për Zhvillim dhe fonde të Bashkimit Evropian dhe grante në kuadër të Fondit të Investimit në Ballkanin Perëndimor. Agjencia Zbatuese e këtij Programi është Fondi Shqiptar për Zhvillim.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime