Qeveria mashtron tregtarët për
mirëmbajtjen e kasave fiskale
Denoncimet e mbërritura në redaksinë e TvA1Report nga tregtarët. Pas një vëzhgimi kuptohet lehtë se VKM s’është përfillur fare dhe ata imponojnë biznesin të paguaj po njësoj si më parë.
TIRANE- Denoncimet e mbërritura në redaksinë e TvA1Report nga tregtarët, ngrenë shqetësimin për koston reale që duhet paguar. Pas një vëzhgimi tek ofertat e kompanive që mirëmbajnë kasat, kuptohet lehtë se VKM s’është përfillur fare dhe ata imponojnë biznesin të paguaj po njësoj si më parë një cmim të lartë! Për të ulur barrën fiskale ndaj bizneseve qeveria miratoi një vendim që ulte me 60 % koston e tyre.
Pas denoncimeve nga qytetarët A1Report ka mundur të zbulojë mashtrimin që ju bëhet tregtarëve dhe vlerën e lartë që ata vazhdojnë të paguajnë për mirmbajtjen e kasave fiskale.
Në shtator qeveria ka miratuar një ndryshim në ligjin për kasat fiskale që detyron kompanitë e tregtimit dhe mirmbajtjes të kryejnë një kontroll vjetor me një çmim të përcaktuar për bizneset, por pas tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji asgjë ska ndryshuar.
Qeveria argumentoi se VKM e datës 5 shtator do të ulte koston e biznesit nga 9400 lekë në 4000 lekë.
Ky vendim u reklamua me një konferencë të posaçme shtypi nga zëdhënësja e kryeministrit, në shtatot të 2012.
Ja se si kompanitë e kasave që operojnë në treg detyrojnë biznesin të paguaj sërish një faturë të kripur.
Duke qenë se nr i kontrolleve u ul nga 2 ne 1, pra nga 8000 Lek +TVSH që paguhej për 2 kontrolle u bë 4000 Lek +TVSH, distributorët e kasave fiskale shtuan dhe një klauzol tjetër.
Më konkretisht, ata shtuan dhe taksën e mirembajtjes së Kartës SIM me afro 3000 lekë, një kosto e cila nuk ekzistonte para ndryshimeve të bëra në ligj.
Pra, vlera e përafërt është po 9000 lek ( 3000 për kartën sim + 4000 lekë taksa e kontrollit periodik +TVSH) e barabrtë me 8400 lekë.
Tabelë -Para VKM-s dt.5/09/2012
2 kontrolle kosto 4000+4000+TVSH e barabartë me 9400 lekë
Tabelë -Pas VKM-s dt.5/09/2012
1 kontroll kosto 4000 lekë+TVSH
Mirëmbajtje karta sim 3000 lekë+TVSH
Për të sqaruar të vërtetën dhe koston reale që tregtarët duhet të paguajnë për kasat fiskale A1Report ka kërkuar dhe një prononcim nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve, por këta të fundit ende nuk kanë një përgjigje. Për aq kohë sa qeveria ka bërë një ndryshim për të lehtësuar barrën ndaj biznesit, pritet që kjo e fundit të ndërhyjë që bizneset të paguajnë detyrimin ligjor prej 4000 lekë+tvsh dhe jo koston të cilat i imponohet prej kompanive të kasave fiskale.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2212
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46