TIRANË - Qeveria ka zhvilluar një mbledhje urgjente rreth situatës së krijuar pas reshjeve të fundit në disa zona të vendit, ku kanë diskutuar edha për masat e marra dhe ato që duhet të ndërmerren për përballimin e situatës.
Pas mbledhjes së qeverisë kanë dalë në një deklaratë për mediat, zv/kryeministri Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Zv/kryeministri Niko Peleshi deklaroi se i është kërkuar ndihmë për përballimin e situatës edhe Bashkimit Evropian.
Situata pritet të përkeqësohet ditën e mërkurën, pasi intensiteti i reshjeve të shiut do të jetë edhe më i madh. Kjo ka qenë edhe kryefjala e ministrave gjatë deklaratës së tyre duke kërkuar edhe mirëkuptimin e qytetarëve që të jenë bashkëpunues nëse u kërkohet bashkëpunimi.
“Operacioni ka qenë i gjithanshëm janë angazhuar të gjitha strukturat. Thirrje qytetarëve për t’iu përgjigjur emergjencave qoftë për t’u larguar nga banesat qoftë për mos t’u kthyer. Kemi njohur për situatën për përmbytjet e fundit. Të shpresojmë që e keqja të ketë kaluar.”- tha Peleshi.
Panariti: Hidrovorët me efiçencë të plotë, Vjosa si në vitin 1964
Ministri Panariti deklaroi se të gjithë Hidrovorët kanë funksionuar me efiocence të plotë, duke tërhequr ujin në zonat ku lumenjtë nuk kanë dalë nga shtrati.
Ndërsa për rastet kur lumenjtë kanë dalë nga shtrati, Panariti thekson se është një situatë jashtë të zakonshmes, ku lumi Vjosa ka prurje të barabarta me ato të vitit 1964.
“Hidrovorët kanë funksionuar me efiçencë të plotë. Kanë tërhequr ujin nga ngastrat. Kemi pasur situatë të jashtë zakonshme, nga Lumi Vjosa prurjet si në 1964. Në këtë zona kemi pasur si prioritet evakuimin e njerëzve dhe gjësë së gjallë. Në interesin tonë imediat është largimi i ujërave nga terrenet bujqësore duke mbajtur në punë hidrovorët. Situata është dhe pritet të jetë edhe më e rënduar sipas agjencive meteorologjike, të cilat japin informacione se siatuata do të jetë me shira te vazhdueshme, por shtabet tona do të jenë në gadishmëri të plotë dhe çdo strukturë do të jetë në sintoni të plotë në përballimin e çdo lloj situate, që do të mbikqyret 24 orë", tha ministri Panariti.
Tahiri: Shtabet janë në gadishmëri të plotë
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, bëri të ditur se falë ndërhyrjes në kohë të Shtabit të Përgjithshëm të Emergjencave është mënjanuar një dëm edhe më i madh që mund të krijohej. "Ju bëjmë me dije se pas marrjes së njoftimit nga qendra rajonale e parashikimit të motit katër ditë më parë, në Shqipëri dhe në gjithë rajonin janë ngritur menjëherë shtabet e emergjencës qendrore dhe rajonale ku marrin pjesë të gjitha agjencitë shtetërore", tha Tahiri.
Sipas tij, disa qarqe në jug të vendit, janë në një situatë kritike sa i takon përmbytjeve me disa mijëra hektar, duke e bërë të vështirë situatën për qytetaret e pronat e tyre.
"Shtabet janë në gadishmëri të plotë dhe une falenderoj të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, te emergjencave civile, FA-ve, qendrës vullnetare të Emergjencës Civile dhe të gjithë ata që janë vendosur në ndihmë të prioritetit tonë, shmangien e pasojave fatale për jetën dhe shëndetin qytetarëve dhe më pas bagetisë dhe pronës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com