Qeveria: Më 2 qershor, shpronësime
për rrugën Skelë-Uji i Ftohtë, Vlorë

TIRANË – Qeveria shqiptare ka vendosur sot që më 2 qershor 2014, të nisë shpronësimin për interes publik, të pronave private, troje dhe ndërtesa, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor,  Skelë  - Uji i ftohtë në favor Bashkinë e Vlorës.
 
Sipas vendimit, pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë për trojet me 125 402 689 lekë;  për ndërtesat, me një vlerë totale prej 99 832 942 lekësh.
 
Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 225 235 631 lekë, e planifikuar në buxhetin e vitit 2014, për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.
 
Pronarët e konfirmuar nga ZVRPP-ja, do të kompensohen pasi  pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë bashkisë së Vlorës.
 
 Vendimi përcakton se “Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar nga bashkia e Vlorës dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
 
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.”
 
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës

Rama: TikTok do ia mbyll derën qeveria, por këtij llumi duhet tia mbyllë dyert populli në zgjedhjet e pranverës