Për vitin 2016, qeveria pret që të ketë jo më pak se 3 mijë vende të reja pune në sektorin e turizmit dhe kjo të përsëritet dhe në dy vitet në vijim. Programi i Zhvillimit të Turizimit parashikon që deri në 2018-ën, numri i vizitorëve të jetë 37% më i lartë, sakaq parashikohet që numri i shtretërve të ketë rritje me 20%. Licencimi i strukturave akomoduese është një tjetër aspekt në këtë dokument të qeverisë dhe konkretisht pritet që për vitin 2016 të licencohen 300 të tillë. Për vitin 2017 priten të pritet të licencohen 250 struktura dhe 300 struktura të tjera akomoduese për vitin 2018.
/Shqiptarja.com








