Ashtu siç e kishte parashikuar, Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve. Këtë e njoftoi Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministriave miratoi rritjen e pagës me 7%, ku shkon në 34 mijë lekë dhe përfitojnë 200 mijë punonjës. Pensionet, nga ana tjetër, do të rritën me 6% krahasuar me muajin prill, dhe me 9,5% krahasuar me një vit më parë.

“Kemi marrë një vendim për rritje të pensioneve në masën 9.5%. Rritje të pagës minimale në shkallë vendi në 34 mijë lekë. 200 mijë të punësuar që përfitojnë  nga ky vendim i këshillit të Ministrave. Rreth 900 mijë përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe rritja e pagës minimale, vendime që u morën sot”, tha për mediat ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. 

Ibrahimaj tha gjithashtu se Bordet e Transparencës do të jenë në funksion për aq kohë sa tregu lokal ndikohet ende nga çmimet e tregjeve ndërkombëtare. 

"Ne do të vazhdojmë të mbajmë Bordet, qoftë të çmimeve të karburanteve, qoftë, qoftë të disa artikujve kryesorë të shportës për sa kohë do të jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare në bursat të karburanteve dhe ushqimeve me qëllim garantimin që qytetarët shqiptarë të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm", u shpreh Ministrja

Përballë çmimeve që po njohin rritje nga dita në ditë, qeveria vendosi të rrisë pagat dhe pensionet. Kto ndryshime janë pjesë e Rezistencës Sociale, ku Kuvendi miratoi më 8 shtator aktin normativ për ndryshimet e buxhetit.  Efekti financiar i kësaj pakete të dytë të rezistencës sociale ka vlerë 43.1 miliardë lekë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Ministrja e Financave për Bordet e Transparencës: Do t’i mbajmë për aq kohë sa ndikohemi nga tregjet ndërkombëtare

 

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha sot pas mbledhjes së qeverisë se dy bordet e transparencës për karburantet dhe ushqimet që ka formuar qeveria, do të vijojnë të jenë aktive për aq kohë sa ndikohemi nga çmimet ndërkombëtare.

“Ne mbështesim tregun e lirë por kohët e vështira na bëjnë të marrim vendime të vështira. Kemi ndaluar që të materializohen rritjet e çmimeve pa pasur indicie nga tregjet ndërkombëtare, bordet kanë bërë punën e tyre. Ne do të vazhdojmë të mbajmë Bordet, qoftë të çmimeve të karburanteve, qoftë, qoftë të disa artikujve kryesorë të shportës për sa kohë do të jemi të ndikuar nga rritja eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare në bursat të karburanteve dhe ushqimeve me qëllim garantimin që qytetarët shqiptarë të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe në mënyrë që të mos ketë spekulime në treg për rritje të mëvonshme të çmimeve”, u shpreh ministrja.