Qeveria miratoi 25 mijë kuota
të reja për studimet maste

Qeveria miratoi 25 mijë kuota<br />të reja për studimet maste
TIRANE - Çdo shtetas shqiptar që zotëron një diplomë universitare së paku “Bachelor”, të fituar brenda ose jashtë vendit, të barasvlershme  me të, ka të drejtë të aplikojë në programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional”, “Master Shkencor” apo “Master Profesional me kohë të pjesshme”, duke çuar më tej nivelin e tij të shkollimit universitar.

Sipas vendimit të djeshëm të qeverisë, janë miratuar plot 10.860 kuota të reja për ciklin e studimeve master shkencor/master i arteve të bukura, cikël studimesh që zgjat dy vite akademike dhe ka 90-120 kredite.

Po ashtu, në mbledhjen e fundit të qeverisë Berisha, janë miratuar edhe plot 9492 kuota për ciklin e studimeve master profesional. Ky cikël studimesh zgjat një vit akademik dhe ka 60 kredite.

Për të tretin vit me radhë, në universitetet publike aplikohet edhe masteri me kohë të pjesshme, i cili ka 50 kredite. Dhe qeveria ka miratuar për vitin akademik 2013-2014, plot 4.710 kuota të reja për të gjithë të interesuarit që duan të nisin studimet e larta në master profesional me kohë të pjesshme.

Vendimi i djeshëm i qeverisë saktëson se pagesa e tarifës për të gjitha programet e studimit të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master profesional” dhe “Master i shkencave”/“Master i arteve të bukura”, bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë. Pas përfundimit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit, studentët të cilët nuk e kanë përfunduar ende programin përkatës, paguajnë vetëm tarifën për kredit, sipas tarifës së vitit në të cilin zhvillon provimet, të lëndëve të prapambetura.

Ndërsa sa i takon masterit me part-time vendimi i qeverisë saktëson se përzgjedhja e kandidatëve fitues bëhet me kritere të veçanta pranimi që përcaktohen nga vetë universitet publike, por që kanë detyrimin që t’i bëjnë publike paraprakisht.

LEHTËSITË

Sipas vendimit të qeverisë, të gjithë të rinjtë, që shpallen fitues për një program studimi master shkencor, master profesional apo master part-time janë të detyruar të paguajnë tarifën e shkollimit të vendosur nga vetë universiteti dhe të bëra publike. Por megjithatë janë disa kategori shtresash socile të cilët përfitojnë lehtësi në pagesën e tarifës së shkollimit në masën 50 për qind.

Kështu sipas vendimit të qefverisë “Kandidatët, që do të fitojnë të drejtën në një program studimi të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master profesional”,  “Master i shkencave”/“Master i arteve të bukura”, “Master Profesional” part-time në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2013 - 2014 dhe që u përkasin shtresave sociale, si: personat që nuk shikojnë/personat që nuk dëgjojnë, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre, jetimët, studentët të cilëve njëri nga prindërit i është ndarë nga jeta dhe familjet e tyre përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore si “familje në nevojë”, fëmijët romë, ballkano - egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, të prekurit nga sëmundja HIV-AIDS, paguajnë një kuotë në masën 50% të tarifës së shkollimit”.

Ndërsa, shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, në kuadër të marrëveshje ndërshtetërore, është parashikuar ndryshe.

Faksimile e vendimit të djeshëm të qeverisë
(Në foto: Faksimile e vendimit të djeshëm të qeverisë)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca