Ditën e sotme u mbajt mbledhja e radhës e qeverisë dhe një prej tyre ishte edhe miratimi i 300 kuotave për kreditë e buta për punonjësit e administratës. Miratimin e VKM-së e njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.
“Morëm vendim për administratën publike, miratuam kuotat e rreth 300 kredive të buta me normë interesi zero. Policia e Shtetit, ajo e burgjeve, arsimtarëve, mjekëve dhe ushtarakëve, që do të kenë nga 70 kuota. Miratuam dy ligje që vlejnë për rrugëtimin në BE.
Kemi miratuar projektligjin për emëtuesit e titujve, i përafruar me direktivat europiane. Me Ministrinë e Arsimit kemi miratuar një projekt vendim për rritjen e masave të bursave për shkollat profesionale si dhe për ushqimin në shkolla”, u shpreh Ministrja.
70 kuota do t’u jepen punonjësve të Policisë së Shtetit, 20 kuota Policisë së Burgjeve, 70 kuota arsimtarëve, 70 kuota mjekëve dhe infermierëve, si dhe 70 kuota Forcave të Armatosura.
Lajmi kryesor:
Ministrat japin vendimet e qeverisë, protestuesit i ‘shoqërojnë’ me vuzuvela! Ibrahimaj e Gonxhja: Kemi votën e 850 mijë shqiptarëve










