Qeveria miraton 7 zona të reja për rindërtimin e banesave pas tërmetit tragjik

Qeveria miraton 7 zona të reja për rindërtimin e banesave pas tërmetit tragjik

TIRANE-Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e djeshme shtatë zona të reja për zhvillim, rindërtimin e banesave pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Zonat e reja për zhvillim janë miratuar; 2 në Durrës, një në Kavajë, një në Krujë, 2 në Lezhë dhe një në Vorë

Zonat e reja të shpallura për zhvillim për rindërtimin pas tërmetit
Durrës-zona 2
Durrës-zona 3
Kavajë-Golem
Krujë-zona 1
Lezhë-zona 1
Lezhë-zona 2
Vorë-Marikaj

Qeveria ka ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për këto zona, si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara, ndërtimin e rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike, realizimin e ndërtimeve në këtë zonë dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit.

Këshilli i Ministrave ka ngarkuar ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për zbatimin e vendimeve. Në 31 Janar ministri për Rindërtimin Arben Ahemtaj deklaroi se janë 18 zona ku do të ndërtohet pas tërmetit tragjik (lexo ketu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën