/ATSH/. - Ne mbledhjen e te merkures, Keshilli i Ministrave miratoi disa vendime te rendesishme, disa prej te cileve jane:
- Miratimi ë parim i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Indisë, për transportin detar.
- Vënien në dispozicion të shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG), nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm me kompensim të sipërfaqes së tokës shtetërore prej 50 867 (pesëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) m2, që preken nga ndërtimi i infrastrukturës mbi tokë të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP).
- Z. Alban Zusi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, lirohet nga kjo detyrë.


- Shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Kukësit, Lezhës dhe Vlorës.
- Punonjësit të Policisë Ushtarake, që, për shkak të detyrës, i kërcënohen jeta, familja dhe prona, i sigurohet mbrojtje e veçantë nga Policia Ushtarake.
- Vënien në dispozicion të shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG) të sipërfaqeve të tokës shtetërore, nëpërmjet marrjes në përdorim të përkohshëm, me kontratë qiraje për korridorin e ndërtimit, si dhe nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm për krijimin e servitutit të kalimit, me qëllim ndërtimin e Korridorit të Sistemit të Gazsjellësit, që nuk është toka e infrastrukturës brenda korridorit të ndërtimit, të cilat do të shërbejnë në ndërtimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP).