Qeveria miraton kompensimin për policët e emëruar larg vendbanimit, u paguhet kostoja e transportit e qiraja e banesës! Pagesë mujore dhe gruas nëse humb punën

TIRANË - Kriteret e reja të kompensimit të efektivëve të policisë që emërohen larg vendbanimit të tyre u miratuan me vendim të qeverisë, e cila paguan transportin, papunësinë e bashkëshortit apo bashkëshortes dhe qiranë e strehimit. Polici që emërohet larg vendbanimit të tij përfiton 10 mijë lekë në muaj në distancat 36 deri në 60 km, vlera shkon në 15 mijë lekë në muaj në rastet e largësisë nga 61 deri në 100 km, 20 mijë lekë për 101 deri në 150 km, 25 mijë lekë për distancat nga 150 deri në 200 km dhe 30 mijë lekë për distancat mbi 200 km. Përfitimi i pagesës vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin ku është i transferuar.

Megjithatë, kur një efektiv policie transferohet larg vendbanimit dhe për shkak të kësaj lëvizjeje bashkëshorti apo bashkëshortja humbasin punë apo e kanë të pamundur të punësohen, i jepet një pagë deri në çastin e punësimit. Paga merret në vlerën 50% të pagës minimale mujore në shkallë vendi kur vjetërsia e punës është mbi 1 vit punë dhe shtesë me 5% të kësaj page për çdo vit me 1 vit punë, por pa kaluar nivelin e pagës minimale në vlerë 40 mijë lekë. Megjithatë, nëse bashkëshorti apo bashkëshortja kanë vjetërsi pune mbi 10 vjet, do të mund të marrin vlerën 100% të pagës mesatare të vitit të saj të fundit të punës, por jo më shumë se 150% të pagës minimale, e cila përkthehet në 60 mijë lekë maksimalisht. Afati i këtij kompensimi varion nga 7 deri në 15 vjet, në varësi të kushteve.

Po ashtu policit të transferuar larg vendbanimit të tij i paguhet qiraja e banesës, në momentin që nuk i është siguruar ajo. Largësia minimale kur ky kusht konsiderohet i plotësuar është të paktën 36 km larg shtëpisë. Kur polici është vetëm dhe pa anëtar tjetër të familjes i paguhet qira banese me sipërfaqe deri në 44 m2, kur ka një person tjetër 56.5 m2, në rastet e 2 dhe 3 personave paguhet për 80 m2, me diferencë të papërfillshme nga njëra-tjetra. Kompensimi i qirasë bëhet pas paraqitjes së kontratës në vlerë jo më të madhe se vlera minimale e qirasë që llogaritet në bazë të vendit ku polici është i emëruar.

Kompensimi për transportin
Punonjësit e Policisë, të cilët emërohen ose transferohen përkohësisht apo përhershëm jashtë vendbanimit, do të përfitojnë pagesë mujore për transport, bazuar në distancën nga vendbanimi:
Nga 36 km deri 60 km: 10,000 lekë
Nga 61 km deri 100 km: 15,000 lekë
Nga 101 km deri 150 km: 20,000 lekë
Nga 150 km deri 200 km: 25,000 lekë
Mbi 200 km: 30,000 lekë
Kompensimi për papunësinë e bashkëshortit/es
Në rast se një punonjës policie transferohet për shkak të detyrës dhe bashkëshorti/a humbet vendin e punës, do të përfitojë pagesë mujore deri në momentin e punësimit të ri. Masa e pagesës do të variojë nga 50% e pagës minimale në shkallë vendi deri në 100% të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, në varësi të viteve të eksperiencës.
Kompensimi i qirasë për strehim
Punonjësit që transferohen mbi 36 km larg vendbanimit dhe që nuk kanë mundësi strehimi do të përfitojnë pagesë për qiranë e banesës, bazuar në numrin e pjesëtarëve të familjes:
Për punonjësin e vetëm: qira për banesë deri në 43.93 m²
Me një pjesëtar familjar: deri në 56.47 m²
Me dy pjesëtarë familjarë: deri në 79.74 m²
Me tre ose më shumë pjesëtarë familjarë: deri në 80.50 m²

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!