Qeveria miraton kontratën e koncesionit për aeropotin e Kukësit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha sot në një deklaratë për mediat se qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme kontratën e koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Balluku deklaroi se kontrata koncesionare eshte 35 vite, kurse ndërtimi i aeroportit do të përfundojë brenda 24 muajve. Ai do të punësojë fillimisht 250 persona dhe në fazën finale numri i tyre do të shkojë në 12 mijë.

“Sot është miratuar nga qeveria kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit. Koncesioni i tenderimit u krye në dhjetor 2018. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vite dhe kontrata për ndërtimin është 24 muaj. Për ndërtimin e aeroportit do të punësohen fillimisht 250 persona dhe në fazën finale do të shkojë në 12 mijë të punësuar. Aeroporti pritet të ketë 300 mijë pasagjerë në vit”, deklaroi Balluku.

Deklarata e plote e ministres

Sot në mbledhjen e qeverisë,Këshilli i Ministrave ka miratuar nënshkrimin e Kontratës së Koncesionit për “Rehabilitimin, operimin, transferimin e Aeroportit të Kukësit”.

Procedura e ndjekur për realizimin e kësaj kontrate është mbështetur në Ligjin 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar me VKM 575, datë 10.7.2013 "Për miratimin e rregullave për identifikimin, vlerësimin dhe dhënien e koncesioneve/PPP”, i ndryshuar.

Procesi i tenderimit u krye në dhjetor 2018 dhe fitues doli Bashkimi i Përkohshëm i Operatorëve “Global TechnicalMechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k.. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar një proces negocimi intensiv me fituesin e tenderit.

Kontrata u negociua dhe u dërgua për mendim në institucionet respektive, mendime këto të dakordësuara dhe të reflektuara në kontratën përfundimtare të nënshkruar, e cila sot u miratua me Vendim të Këshillit të Ministrave. Hyrja e saj në fuqi i hap rrugë ndërtimit të aeroportit të Kukësit.

Kohëzgjatja e Kontratës se koncesionit është 35 vite.

Kohëzgjatja e zbatimit të punimeve dhe afati i vënies në operim është 24 muaj, ndërsa vlera e rehabilitimit të Aeroportit të Kukësit është rreth 8 milionë.

Nga zhvillimi i projektit ndërtues dhe më vonë në atë të zhvillimit të aktiviteteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, do të punësohen fillimisht rreth 220 persona.

Ndërkohë që nga përllogaritjet dhe kryqëzimi i të dhënave të projekteve të ngjashme, mbështetur dhe në destinacionet e ndërtimeve që do të kryhen, numri i punonjësve që do të punësohen pritet të shkojë në rreth 12 mijë persona në fazën finale të realizimit të këtij Projektit.

Pozita e mirë gjeografike dhe rëndësia e zhvillimit të këtij Aeroporti ka tërhequr vëmendjen e linjave të mëdha LowCost, ndër të cilat mund të përmendim WizzAir, EasyJet, RyanAir, Voeling, Pegasus, etj.

Nga studimet paraprake parashikohet që ky aeroport të ketë një fluks lëvizjeje rreth 300 mijë pasagjerësh në vit, me rritje të ndjeshme në vitet pasuese.

Synimi është që përmes çmimeve të ulëta dhe shërbimeve cilësore, ky aeroport të shërbejë si pikë referimi në funksion të lëvizjes rajonale të udhëtarëve, veçanërisht atyre nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Aeroporti i Kukësit pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të zonës, duke e kthyer atë në një hapësirë me mjaft interes për investime.

Aeroporti i Kukësit është një tjetër premtim i mbajtur, është një tjetër tregues i qartë se Qeveria do të vijojë të përmbushë detyrimet e saj kushtetuese për të realizuar projekte strategjike si dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vrojtuesi: 22/03/2019 19:54

    Bravooo!!! Vetem nje pjesemarres ne tender dhe fiton konçesionin per 35 vjet me nje investim rehabilitimi prej 8 milion euro. Ky po qe eshte biznes! Le te bejme dy hesape: 8 milion / 35 vjet / 12 muaj = 19 mije euro ne muaj. Nderkohe, per te marre me qera nje dyqan 20 m katror ne qenden Toptani, ne Tirane, duhen 20 mije euro ne muaj!!! Pra aeroporti i Kukesit do te kushtoje me pak sesa nje dyqan tek Toptani – sigurisht qe eshte biznes me leverdi!!! Per Bamin, jo per Shqiptaret!!! Bravo qeveria me bizneset per miqte dhe oligarket!!!

    Përgjigju
  • emri mbiemri: 21/03/2019 01:48

    rroft mbesa e shokut beqir balluku

    Përgjigju
  • redi: 20/03/2019 15:49

    Vazhdimi kokefortesise se Rames me PPP po kalon cdo cak . Jeni qeveri socualiste apo neo liberale . Per 8 milion investim nga qeveria sot ky aeroport do ishte prone publike . Shihni koncensionin qe Nano i dha TIA s dhe te verteton qe PPP jane nje kri ekonomik per ekonomine shqiptare . Si nuk po zeni mend qe PPP do ju hane koken se populli nuk po sheh asnje te mire prej tyre . SPAKU duhet te hetoje qe nga fillimi te gjitha koncensionet korruptive qe vec te keqija i sollen ekonomise .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb