Një blerje e tillë nga Ministria e Mbrojtjes vjen pak kohë pas zhurmës së madhe të krijuar për mosfunksionimin e radarëve në det por qeveria miratoi kontratën për blerjen e radarëve ajrorë.
Në vendimin e qeverisë thuhet: “Miratimin e kontratës, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Lockheed Martin Global, Incorporated, SHBA, për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore – Faza I, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”.
“Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletroren zyrtare”, përfundon vendimi.
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KONTRATËS, NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE LOCKHEED MARTIN GLOBAL, INCORPORATED, SHBA, PËR BLERJEN E SISTEMIT TË INTEGRUAR TË VËZHGIMIT TË HAPËSIRËS AJRORE – FAZA I
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të kreut III, të rregullores “Për procedurat që përdoren nga Ministria e Mbrojtjes për prokurimin e disa mallrave dhe shërbimeve të përjashtuara nga rregullat e përgjithshme të prokurimit publik”, të miratuar me vendimin nr.521,datë 8.8.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e blerjes nga Ministria e Mbrojtjes të disa mallrave të përjashtuara nga rregullat e përgjithshme të prokurimit publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com








