Qeveria miraton kredinë 75 mln euro për pastrimin e Vjosës! Fondi do investohet në 8 bashki

Qeveria miraton kredinë 75 mln euro për pastrimin e Vjosës! Fondi do investohet në 8 bashki

Qeveria miratoi marrëveshjen me BERZH për të marrë 75 milionë euro kredi për pastrimin e lumit Vjosë. Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha se kredia do të përdoret për të investuar në bashkitë Përmet Këlcyrë, Tepelenë, Selenicë apo Gjirokastër.

“Por nuk mund të kemi një park të tillë nëse nuk merremi me të gjithë sistemin e mirëmbajtjes që nuk është thjesht flora dhe fauna që shohim, por është i gjithë menaxhimi i jetesës së gjithë komuniteteve dhe bashkive, të cilat lagen nga lumi i Vjosës, duke filluar nga Përmeti, Këlcyra, Tepelena, Memaliaj, sidomos dega më e rëndësishme që është lumi Drinos, në Gjirokastër, duke vijuar deri tek bashkia e Selenicës, ku ndodhet edhe një tjetër degë e rëndësishme që është lumi i Shushicës”, u shpreh Kumbaro pas mbledhjes së qeverisë.

Kumbaro bëri të ditur se “janë 480 km vijë lumore në një sipërfaqe zone të mbrojtur prej 12 mijë hektarësh dhe që sot për shkak të gjithë aktivitetit njerëzor rreth e rrotull të banorëve, por edhe bizneseve të ndryshme, ujërat e ndotura derdhen në lumin e Vjosës”.

“Ky investim do të menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, që do të jetë agjencia zbatuese për rreth 8 bashki, që do të jenë pjesë e projektit, me të cilat është punuar në këto 2 vite e gjysmë që ka zgjatur gjithë negociata”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “jemi gati, pas miratimit të marrëveshjes sot dhe ratifikimit shumë shpejt në parlament, të nisë puna për zbatimin e një projekti që do të marrë natyrisht disa vite”.

Kumbaro vuri në dukje se “gjëja e mirë është se nuk është thjesht investim në infrastrukturë është gjithashtu program asistence për bashkitë, për menaxhimin, me një program 3 vjeçar, pasi të mbarojë gjithë investimi dhe program asistence edhe për bizneset, të cilat do të orientohen drejt eko turizmit siç e kërkon edhe zona dhe siç tashmë ka filluar zona ta shfrytëzojë gjithë atë pjesë natyrore. Por edhe duke pasur parasysh grande në ndihmë të bizneseve, të cilat dimensionin mjedisor ta kenë gjithnjë e më të rëndësishëm”.

“Vjosa nuk duhet të jetë më vendi ku hidhen mbeturinat apo ujërat e ndotura por duhet të jetë parku me të cilin jemi krenuar, për të cilin është punuar dhe për të cilin është protestuar dhe që sot nuk shoqërohet me investime të kësaj përmase, nuk mund të jetë parku që duam t’iu lëmë trashëgimi”, tha Kumbaro.

Lumi i Vjosësi u shpall nga qeveria shqiptare më 15 mars 2023 Park Kombëtar.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë