Qeveria miraton kriteret e licencave për prodhim dhe import të artikujve piroteknikë

Qeveria miraton kriteret e licencave për prodhim dhe import të artikujve piroteknikë

Qeveria përcaktoi kushtet e posaçme të licencimit dhe procedurat e pezullimit apo shfuqizimit të autorizimeve për prodhimin, importimin, eksportimin dhe transitin e artikujve piroteknikë.

Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve është institucioni përgjegjës që lëshon licencat e importit, eksportit dhe të prodhimit të artikujve piroteknikë, si dhe autorizimet për importin, eksportin, transitin e artikujve piroteknikë për operatorët ekonomikë kërkues.

Operatori ekonomik, që kërkon të pajiset me licencë për import ose eksport të artikujve piroteknikë, duhet të ketë në objektin e aktivitetit veprimtarinë e importit/eksportit të artikujve piroteknikë; të ketë të instaluara dhe funksionale sistemet për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin për ambientet e magazinimit; të ketë në ruajtje fizike ambientet e magazinimit të artikujve piroteknikë, me një shoqëri të licencuar për shërbimin privat të sigurisë fizike; të ketë drejtues teknik, i cili është përgjegjës për çështjet e sigurimit teknik, trajnimit të personelit me rregullat e sigurimit teknik.

Drejtuesi teknik duhet të jetë i pajisur me dëshmi zjarrmëtari, lëshuar nga organi përgjegjës në ministrinë që mbulon çështjet e industrisë dhe të energjetikës.
Punonjësit e angazhuar për nevojat e operatorit ekonomik të plotësojnë kushtet e aftësimit shëndetësor, trajnimit, sipas kërkesave të ligjit “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e lëndëve artikujve piroteknikë”.

Personeli përgjegjës për magazinimin, asgjësimin e artikujve piroteknikë duhet të jetë i pajisur me dëshminë e zjarrmëtarit nga organi përgjegjës në ministrinë që mbulon çështjet e industrisë dhe të energjetikës;

Administratori, ortaku dhe punonjësit e angazhuar duhet të gëzojnë besueshmëri për ushtrimin e aktivitetit me lëndët piroteknike, e cila vërtetohet nga dokumenti i besueshmërisë që përpilohet nga struktura e Policisë së Shtetit, ku shtetasi ka vendbanimin, në bazë të kërkesës së bërë nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.

Administratori, ortaku dhe punonjësit e angazhuar të operatorit ekonomik nuk duhet të jenë të dënuar për vepra penale.

Në vendim përcaktohen edhe kushtet e licencimit për prodhimin e artikujve piroteknikë

Operatori ekonomik, që kërkon të pajiset me licencë për prodhimin e artikujve piroteknikë, duhet të ketë në objektin e aktivitetit veprimtarinë e prodhimit të artikujve piroteknikë, si dhe t’i jetë nënshtruar procedurës për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe të jetë i pajisur me vendim për vlerësimin e ndikimit në mjedis/deklaratë mjedisore që në fazën e projektidesë, si dhe të sigurojë lejet përkatëse mjedisore për prodhimin e artikullit piroteknik, përpara vënies në punë të instalimit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për lejet e mjedisit.

Po ashtu, duhet të ketë në pronësi ose përdorim objektin ku do të ushtrojë veprimtarinë e prodhimit dhe magazinimit të artikujve piroteknikë; të përcaktojë projektin teknologjik të prodhimit, i cili duhet të jetë i miratuar nga një inxhinier projektues i licencuar dhe me eksperiencë në projektimin e linjave teknologjike; të ketë të instaluara dhe funksionale sistemet për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin për ambientet e prodhimit dhe magazinimit, si dhe të ketë në ruajtje fizike ambientet e prodhimit e të magazinimit me një shoqëri të licencuar për shërbimin privat të sigurisë fizike.

Afati i vlefshmërisë së licencës për importin dhe eksportin e artikujve piroteknike është 5-vjeçar, i licencës për prodhimin e artikujve piroteknikë është 8-vjeçar, ndërsa afati i vlefshmërisë së autorizimeve për importin, eksportin dhe transitin e artikujve piroteknikë është 1-vjeçar./ata.gov.al

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)