Rama: Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë! Momenti kur kapin 2 peshk ton, një turk dhe japonez e sfiletojnë

Rama: Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë! Momenti kur kapin 2 peshk ton, një turk dhe japonez e sfiletojnë

SARANDË- Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i Japonisë, Takada Mitsuyuki, asisituan në kapjen e peshkut të parë ton që do të dërgohet për eksport në vendin e largët aziatik. Rama tha se sot ka nisur operacioni i madh i eksportit detar të Shqipërisë që do të ketë 27 destinacione, nga 3 që ka pasur në 2013.

“Nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione. Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në mandatin e tretë”, shkroi kryeministri Rama në Facebook.

“Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në këtë dërgesë të parë nga Shqipëria për në Japoni. Ky është një shembull mjaft i mirë për sipërmarrësit shqiptarë”, tha ambasadori Mitsuyuki.

Sipas Ramës industria shqiptare e peshkimit tashmë është një industri konkurruese në tregun ndërkombëtar dhe se synohet dyfishimi i eksporteve në mandatin e tretë. Më herët ai ka deklaruar se Shqipëria do të kthehet në një nga pikat më të mëdha në Mesdhe për rritjen dhe tregtimin e peshkut Ton në të gjithë botën, duke u kthyer kështu në një pikë kyçe në ekonominë globale për këtë produkt.  Investimi kap vlerën e 10 milionë eurove dhe se akuariumet e peshkut Ton janë njëkohësisht, si kudo në ujërat mesdhetare edhe destinacion për turistët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Rama për ‘peshkim’ në Sarandë, kryebashkiaku e dekonspiron, i nxjerr foton

Pas mbështetjes financiare që u premtoi peshkatarëve, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të kalojë një ditë pune me ta në det të hapur. Ai shfaqet në këtë foto me dy peshq ‘ton’  në një varkë peshkimi në Detin Jon në Sarandë.

Fotoja është publikuar nga kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma nga ku mësohet se kreu i qeverisë ka vizituar rezervuarët e mëdhenj të peshkut ton në Sarandë, prodhim që Shqipëria e eksporton edhe jashtë.

Në foton e publikuar kryeministri kërkon të tregojë se ka pothuajse të njëjtën gjatësi me peshqit e kapur.

Foto e publikuar nga Gurma
B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/12/2021 04:37

    Tuna ne Japoni shitet ne ankand,dhe shitet shume,shume shtrenjte.Shpresoj qe kryemin.jone t'a marre pagesen ne baze te ankandit me pakice,jo te eksp.me shumice,se ka per te dale i humbur.

    Përgjigju
  • Hiu: 01/12/2021 15:36

    Barka po mbytet mijte dalin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës