Shqipëria dhe Moldavia angazhohen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

Këshilli i Ministrave miratoi sot (1 nentor) marrëveshjen për konvertimin e lejeve të drejtimit.

Deri tani Republika e Shqipërisë ka lidhur marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjellë dhe konvertimin e lejeve të drejtimit me Italinë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovën, Greqinë, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.