TIRANË - Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme, miratimin në parim, të marrëveshjes së huasë dhe asistencës teknike (grant), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB).
 
Marrëveshja është bëtë për pjesëmarrje në financimin e projektit të mikrofinancës në Shqipëri, nëpërmjet një kredie që jepet nga Fondi Islamik i Solidaritetit për Zhvillim (ISFD), në shumën prej 1 000 000 (një milion) USD-sh; një kredie nga vetë fondet e IDB-së, në vlerën 2 670 000 (dy milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë) ID (dinarë islamikë), dhe një granti të IDB-së, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) ID (dinarë islamikë).
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)