TIRANË, 17 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/- Qeveria miratoi ditën e mërkurë disa ndryshime në vendimin "Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë".
Sipas vendimit, kësti pasardhës për të gjitha kategoritë përcaktohet me urdhër të ministrit të Financave, pas raportimit të drejtorisë përkatëse të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.
Ndërkaq, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministri i Financave, përpara mbylljes së vitit buxhetor, vlerësuan  procesin e realizimit të fondeve për të gjitha kategoritë dhe vendesin rialokimin e fondeve me urdhër të përbashkët. /a.ke/