Shpronësimet e banorëve që preken nga projektet infrastrukturore të qeverisë në Vlorë, Patos dhe Roskovec, trajtimi financiar i vullnetarizmit për të nxitur vullnetarët në aksionet e ushtrisë sidomos në drejtim të përballjes me fatkeqësitë natyrore dhe miratimi i planit të veprimit anti-trafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar janë disa nga vendimet e qeverisë ditën e sotme.

Vendimet prekin 4 dikastere, ku një rëndësi iu kushtua edhe studentëve ekselentë brenda dhe jashtë vendit, që do të merren nga qeveria për të kontribuuar me projekte dhe idetë e tyre përmes një kontrate 1-vjeçare.

Një tjetër vendim i qeverisë ishte edhe emërimi i Ardi Veliu, ish-kreu i Policisë së Shtetit,  si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, me propozim të kryeministrit Edi Rama.

E pra që mori fjalën e saj ishte ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ku tha se qeveria ka miratuar 3 vendime për shpronësimet e banorëve që preken nga ndërtimi i infrastrukturës konkretisht në Vlorë, Patos dhe Roskovec.

“Qeveria kaloi 3 akte që janë të lidhur me shpronësimet në Bypass e Vlorës për të përfunduar punën e nisur në fillim sezonit veror 2022, shpronësimet në Patos për të vazhduar me projektin e shëtitores në kuadër të rilindjes së qytetit dhe në Roskovec që lidhet me punimet për ujësjellësin”, tha Balluku.

Balluku foli edhe për reformën e thellë që do të prekin ujësjellësit për të ofruar shërbime sa më cilësore. Kjo reformë do të zgjasë 12 muaj dhe ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama.

 “Në Roskovec është pjesë e strategjisë për të investuar në të gjithë ujësjellësit në Shqipëri. Ne kemi nisur një reforme të thellë të sektorit që do të përfundojë brenda 12 muajsh dhe do të nis një mënyrë të re menaxhimi. Fondet e i investuara në sektorin e ujit kanë rritur kushtet teknik të ujësjellësve, por nuk janë indikatorët që ne prisnin pas punës dhe shumës të madhe të investuar. Pa cenuar pushtetin vendor, por duke pasur parasysh që shërbimet cilësore janë prioritet dhe do të nisim reformë për sektorin e ujit për të rritur menaxhimin në secilin bashki’, tha Balluku.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
Miratohet plani i veprimit antitrafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar

 

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Minisrave, Qeveria mirato planin e veprimit antitrafik të personave si pjesë e strategjisë kundër krimit të organizuar.

“Sot miratuam planin e veprimit antitrafik të personave si pjesë e strartegjisë kundër krimit të organizuar. Plani përmban veprime konkrete të shumë institucioneve shtetërore. Qasja është shumëdimesionale, që nis nga parandalimi i fenomenit te rehabilitimi i personave. Është pjesë e një strategjie 4 vjecare, është përgatitur nga institucionet shqiptare dhe partnerët tanë që na ndihmojnë në këtë fushë.” u shpreh ministri Çuçi pas mbledhjes.

Ora 10:25
'Gati për Shqipërinë', përzgjidhen pjesa e parë e studentëve ekslentë brenda dhe jashtë Shqipërisë! Kontrata 1-vjeçare në të gjitha institucionet shtetërore

 

"Gati për Shqipërinë", nisma e marrë nga qeveria, ka përzgjedhur pjesën e parë të studentëve ekslentë, brenda dhe jashtë vendit, të cilët do të mund të kontribuojnë me projektet dhe idetë e tyre në mandatin e tretë qeverisës të socialistëve. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije pas mbledhjes së Qeverisë se ata do të mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, përfshirë edhe ministritë. Ajo theksoi po ashtu se kjo nismë nuk është e përkohshme, por do të vijojë edhe në të ardhmen.

"Nisma 'Gati për Shqipërinë' ka qenë proces disa mujor, kemi zhvilluar një sërë intervistash me të rinjtë që kanë aplikuar. Sot kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë t'i përfshijmë ata si pjesë të administratës. Pjesa e parë për studentët ekslentë, jo vetëm ata në Shqipëri, por dhe jashtë do mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, duke përfshirë dhe ministritë. Kjo nuk është nismë e përkohshme, do e vijojmë në të ardhmen më tej, do ngrihen qendrat ekselencës ku do të përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur idetë e tyre për projekte të ndryshme. Ne do vijojmë procedurat me të gjithë aplikuesit që janë përzgjedhur nga nisma 'Gati për Shqipërinë'", tha ajo.

Ora 10:10
U dorëhoq nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

1589889335_veliaj1.jpg

Ardi Veliu, ish-kreu i Policisë së Shtetit, është emëruar sot si zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, me propozim të kryeministrit Edi Rama. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Veliu dhe dorëheqjen si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit më 5 tetor, 4 vite pas marrjes së detyrës, duke mos e përfunduar mandatin 5-vjeçar në këtë post. Në letrën e dorëheqjes së dorëzuar kryeministrit Edi Rama, Veliu shkruante se arsyeja ishte nevoja për t'ju përkushtuar më shumë familjes. Megjithatë duket se 'pushimet' nuk zgjatën shumë për ish-kreun e Policisë së shtetit, i cili u rikthye në një pozicion të rëndësishëm vetëm pas 1 muaji.

 

Ora 10:09
Vendimi i Këshillit të Ministrave, vullnetarët që ndihmojnë ushtrinë në emergjenca civile do të paguhen

 

Përmes një vendimi të marrë sot nga Këshilli i Ministrave, të bërë të ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, vendoset se të gjithë ata që marrin pjesë në mënyrë vullnetare në aksionet e ushtrisë sidomos në drejtim të përballjes me fatkeqësitë natyrore do të marrin trajfim financiar.

"Nxitje vullnetarizmit. Ne jemi krenarë për dhjetëra dhe qindra vullnetarë në përpjekjet tona, jo vetëm në sigurinë kombëtare por edhe në përballjen me emergjencat civile. Në këtë vendim në i japim mundësi vullnetarëve që të ketë më shumë vëmendje ndaj tyre. Do të trajtohen me transport, ushqim, akomodim dhe pagesë dinjitoze", tha ministri Peleshi.