"Gati për Shqipërinë", nisma e marrë nga qeveria, ka përzgjedhur pjesën e parë të studentëve ekslentë, brenda dhe jashtë vendit, të cilët do të mund të kontribuojnë me projektet dhe idetë e tyre në mandatin e tretë qeverisës të socialistëve. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije pas mbledhjes së Qeverisë se ata do të mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, përfshirë edhe ministritë. Ajo theksoi po ashtu se kjo nismë nuk është e përkohshme, por do të vijojë edhe në të ardhmen.
"Nisma 'Gati për Shqipërinë' ka qenë proces disa mujor, kemi zhvilluar një sërë intervistash me të rinjtë që kanë aplikuar. Sot kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë t'i përfshijmë ata si pjesë të administratës. Pjesa e parë për studentët ekslentë, jo vetëm ata në Shqipëri, por dhe jashtë do mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, duke përfshirë dhe ministritë. Kjo nuk është nismë e përkohshme, do e vijojmë në të ardhmen më tej, do ngrihen qendrat ekselencës ku do të përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur idetë e tyre për projekte të ndryshme. Ne do vijojmë procedurat me të gjithë aplikuesit që janë përzgjedhur nga nisma 'Gati për Shqipërinë'", tha ajo.
Lajmi kryesor:
VKM/ Qeveria miraton shpronësimet për projektet infrastrukturore në Vlorë, Patos e Roskovec! Ardi Veliu emërohet zv. ministër i MIE! Trajtim financiar vullnetarëve
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Përplasja për Ukrainën, e drejtoi si duhet Rama KS të OKB?
-
Po
81.9%
-
Jo
11.4%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 2092
Lajme të tjera
-
Muzhaqi viziton lumin Vjosa bashkë me të rinjtë: Detyrë e jona të ruajmë bukuritë natyrore
15 Shtator, 15:55
-
Bledi Çuçi: Brenda sesionit ligjet e reja për drejtësinë e re, urgjente zgjedhja e Avokatit të Popullit! Bashkëpunim me Bashën apo me Bardhin? 'Do trokas në derën e atij që njeh ligji'
13 Shtator, 12:50
-
Igli Hasani merr zyrtarisht detyrën si Ministër i Jashtëm, pritet në zyrë nga Xhaçka: Së bashku të avancojmë në rrugën që kemi përpara
12 Shtator, 16:25
-
Muzhaqi: Të rinjtë do të përfaqësojnë Shqipërinë në EU CodeWeek në Bruksel
11 Shtator, 17:45
-
Peleshi pret ministrin e ri të Mbrojtjes së Kosovës: Vijojmë mbështetjen në proceset euro-atlantike
8 Shtator, 14:06
-
‘RinCamp’, 100 të rinj mblidhen në Dhërmi, ministrja Muzhaqi: Të zgjerojnë horizontet dhe të socializohen me njëri-tjetrin
1 Shtator, 17:07
-
Situata e zjarreve në vend, Peleshi: Është menaxhuar mirë, pa pasoja të rënda! Të tregohemi vigjilentë
29 Gusht, 10:07
-
Moti, rrebeshe shiu pasditen e së martës në 6 qarqe! Mbrojtja: Përrenjtë mund të shkaktojnë përmbytje
29 Gusht, 07:11
-
Shuhen zjarret në Krujë dhe Elbasan, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka mbetur asnjë vatër aktive në vend
28 Gusht, 10:18
-
FOTO + VIDEO/ Greqi, zjarrfikësit shqiptarë krah atyre grekë në luftë me flakët në Alexandroupoli
24 Gusht, 17:59
-
32 mln lekë dëmshpërblim 9 ish-të dënuarve politikë! Qeveria akordon fondin, mes tyre 2 të pushkatuar pa gjyq
24 Gusht, 15:47
-
Qeveria Rama nga shtatori me dikaster të ri pranë çdo ministrije! Nukla e inovacionit
24 Gusht, 13:30